Zyrtare: Maqedonia është në recesion
Enti për statistikë zyrtarisht konfirmoi se ekonomia e Maqedonisë është në recesion, duke publikuar të dhënat për rritjen ekonomike të vendin për tremujorin e dytë të vitit në të cilin shënohen numra negativë. BPV ka rënë për 0,9 % .
Burime për Portalb thanë se sipas gjitha parametrave Maqedonia do të hyjë në recesion sepse edhe në këtë kuartal shënon trend negativ.
Në tremujoren e parë të këtij viti rritja ekonomike ishte -1,4 . Sipas parametrave ekonomike nëse një vend ka rezultate negative në dy kuartalë me rend atëherë ajo është në recesion.
Ky do të jetë viti i dytë në recesion në vend pas atij të vitit 2009. /Portalb