Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak “Goditje e vendosur” me 2.000 ushtarë amerikanë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 130 e shqyrtoi dhe e pranoi informatën për zbatimin e aktivitetit të ushtrimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komndën e US EUCOM “Goditje e vendosur”, që në disa faza do të zbatohet prej 20 maj deri më 15 korrik, transmeton Portalb.mk.

Në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancë solli vendim për miratim për hyrje dhe qëndrim të pjesëtarëve të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak kryerjes së aktiviteteve “Goditje e vendosur”.

“Sipas informatës së miratuar në seancë bëhet fjalë për ushtrimin më të madh ushtarak i cili kurdo qoftë organizohet në vendin tonë dhe në të cilin në mënyrë praktike do të manifestohet përkrahja aleate për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në aktivitetin e ushtrimeve është e parashikuar që përveç pjesëmarrjes së 2.000 pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pjesëmarrjes aktive të 2.000 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 400 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe 10 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Bullgarisë dhe 10 lloje të ndryshme të automjeteve motorike, 25 pjesëtarë të Republikës së Lituanisë dhe 100 pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi dhe 20 lloje të ndryshme të automjeteve motorike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Aktiviteti, siç thuhet në njoftimin qeveritar, është e orientuar drejt arritjes së ndërveprimit të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të vendeve pjesëmarrëse me qëllim të mundësimit të kontributit më të madh në operacionet e ardhshme të kryesuara nga Aleanca e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button