Trump: Hetimi rus, mashtrimi më i madh në historinë politike

Dy ditë nga publikimi i raportit mbi dyshimet për lidhje mes Moskës dhe fushtatës presidenciale të Donald Trump,, presidenti amerikan u shpreh sërish sot se viktima e vërtetë është ai, përcjell Alsat M.

“Hetimi rus është mashtrimi më i madh i historisë politike”, shkruan ai në “Twitter”.

“Nëse mediet e mëdha do të ishin të ndershme, që nuk janë, kjo histori do të kishte qenë më e madhe dhe e rëndësishme se sa Watergate”, thekson Trump, duke iu referuar skandalit politik të viteve 1970 që rrëzoi presidentin Richard Nixon.

Raporti i prokurorit special Robert Mueller, rezultat i një hetimi që zgjati gati dy vite, do të publikohet të enjten në një version ku janë hequr disa pjesë konfidenciale ose që mendohet që mund të dëmtojnë reputacionin e dëshmitarëve.

Robert Mueller kishte dalë në përfundimin se nuk ekzistojnë prova të një lidhje mes ekipit të Donald Trump dhe Rusisë në vitin 2016 gjatë fushatës presidenciale të miliarderit amerikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button