Instagram ka mbyllur llogaritë e komandantëve të lartë iranianë

Platforma e rrjetit social Instagram mbylli llogaritë e komandantëve të lartë iranianë pasi qeveria amerikane ka vendosur zyrtarisht në listën e organizatave terroriste të huaja Gardën Revolucionare të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e komandantëve të nivelit të lartë ndodhen shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Mohammad Bagheri, komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammad Ali Jafari, shefi i Administrimit të Burimeve Njerëzore të Forcave të Armatosura, Musa Kamali dhe İzzetullah Zergami, ish-kreu i radio televizionit dhe i cili më parë ka qenë me detyrë në Gardën Revolucionare.

Shefi i Administrimit të Burimeve Njerëzore të Forcave të Armatosura iraniane, Musa Kamali, në një deklaratë në lidhje me mbylljen e llogarive të komandantëve iranianë është shprehur se “llogaritë e Instagramit janë mbyllur nga sionistët”.

Ndërkohë Instagrami sot ka mbyllur edhe llogarinë me 888 mijë ndjekës të komandantit të forcës Kuds, Qasem Soleimani, i cili kryen operacionet ushtarake-inteligjente të ushtrisë së gardës revolucionare jashtë vendit.

Më 8 prill presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi përfshirjen e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e organizatave të huaja terroriste. Ndërkohë edhe Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë Kombëtare në kundërpërgjigje të kësaj njoftoi përfshirjen e Komandës së Forcave Qendrore Amerikane (CENTCOM) në listën e organizatave terroriste.

Rikujtohet se vendimi i qeverisë amerikane hyri në fuqi zyrtarisht ditën e djeshme.

Instagram është platforma e rrjetit social më e popullarizuar e dytë pas platformës Telegram, që është shërbimi më i përdorur me 55 për qind të përdoruesve të internetit në Iran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button