Dukesha e Anglisë Middleton, fotografohet topless! (FOTO)

Edicioni francez i gazetës Closer sot publikoi disa fotografi të dukeshës Kate ku ajo paraqitet topless gjatë pushimit në Francë, ndërsa pallati mbretëror britanez e dënoi publikimin e tyre.

Kate dhe William, të cilët tani gjenden në një turne në Azi, javën e  kaluar e kaluan në Francë për pushime. Në fotografitë e publikuara, Kate shfaqet duke e hequr pjesën e lartë të rrobave të banjos. Fotografitë tjera janë të turbullta, por mund të shihen figura të njerëzve lakuriq.

Ky është skandali i dytë me radhë për një periudhë shumë të shkurtër kohore që po i ndodh oborrit mbretëror, pas atij të princit Harry./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button