Shëndetësia më në fund do të trajtohet me strategji kombëtare, por vetëm ajo elektronike

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Fondin për shëndetësi brenda një viti duhet të hartojë strategji kombëtare për shëndetësi elektronike me plan aksional. Informacioni për përgatitjen e strategjisë kombëtare është miratuar në seancën e sotme të Qeverisë, përcjell Portalb.mk. 

Shëndetësia elektronike është sistem për të siguruar informacion të vërtetë shëndetësore për personin e vërtetë në kohën dhe vendin e vërtetë në formë të sigurt, elektronike për të optimizuar cilësinë dhe efikasitetin e mbrojtjes shëndetësore, hulumtimit, arsimit dhe dijes.

– Miratimi i strategjisë kombëtare për shëndetësi elektronike do të thotë vendosje të drejtimeve kryesore, si dhe planifikim të hapave të detajuar që janë çelësi për të arritur qëllimet afatgjata siç janë qasje universale për kujdes, efikasitet në sektorin e shëndetësisë apo reforma se transformim tjetër më fundamental, theksohet në njoftimin e shërbimit për shtyp të qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button