Egjipt, parlamenti ka miratuar ndryshimet për zgjatjen e mandatit të presidentit

Parlamenti i Egjiptit ka miratuar një amendament kushtetues me të cilin mandati presidencial do të zgjatet nga katër në gjashtë vjet, njoftoi e përditshmja e drejtuar nga shteti Al-Ahram, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një sesion votimi të martën, deputetët gjithashtu votuan në favor të lejimit të presidentit Abdel Fattah al-Sisi për të kandiduar për një mandat të tretë në detyrë.

Kushtetuta e tanishme e Egjiptit, e cila u ratifikua në vitin 2014, lejonte presidentin të mbajë detyrën maksimalisht dy mandate nga katër vjet.

Ndryshimi kushtetues nënkupton që mandati i dytë i al-Sisit, të cilin ai e siguroi në zgjedhjet e vitit të kaluar, do të përfundojë në vitin 2024, pas të cilit do të lejohet që ai të kandidojë për një mandat të tretë gjashtëvjeçar që përfundon në vitin 2030.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button