Rusia dhe vendet arabe mbajtën forumin e bashkëpunimit në Moskë

Kryediplomatët e 14 shteteve arabe morën pjesë në takimin e pestë të Forumit të Bashkëpunimit Ruso-Arab, që u mbajt në kryeqytetin Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media pas takimit, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, tha se të gjithë pjesëmarrësit folën në favor të përdorimit të mjeteve diplomatike për të lehtësuar tensionet në Lindjen e Mesme.

Lavrov tha se vendet ishin të bashkuara në kundërshtimin e ndërhyrjeve të huaja në punët e brendshme të shteteve në rajon dhe kërkuan respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të tyre.

Kryediplomati rus theksoi se vendet pjesëmarrëse konfirmuan respektimin e tyre ndaj zgjidhjes me dy shtete të konfliktit të Palestinës. Në këtë drejtim, shtoi ai, Moska është e gatshme të organizoj bisedime midis palëve të interesuara në Rusi.

Më tej, Lavrov theksoi rëndësinë e normalizimit të lidhjeve midis Iranit dhe kombeve të Gjiri.

Kryediplomati saudit, Adel al-Jubeir, bëri të ditur se çështja e konfliktit izraelito-palestinez është diskutuar në takim.

Jubeir gazetarëve u tha se rëndësia e një zgjidhjeje paqësore për luftën në Libi ishte një tjetër temë e takimit.

Duke komentuar për vizitën e ardhshme të presidentit rus në Mbretëri, Jubeir tha se “po punojmë në finalizimin e datave”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button