Rindërtimi i katedrales Notre Dame mund të zgjasë me dekada

Kryearkitekti i katedrales së Këlnit, Peter Fuessenich, thotë se riparimi i dëmeve të cilat zjarri i shkaktoi në katedralen e Notre Dame, mund të zgjasin me dekada, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fuessenich, i cili mbikëqyrë të gjitha punimet që bëhen në katedralen Gothike në qytetin gjerman të Këlnit, i tha televizionit gjerman RTL se “gjithsesi se punimet për riparimin e të gjitha dëmeve të cilat i shkaktoi zjarri i tmerrshëm do të zgjasin me vite, madje edhe me dekada”.

Katedralja e Këlnit u dëmtua rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për çka punimet për riparimin e saj zgjasin edhe në ditët e sotme, 70 vjet më vonë.

Fuessenich e quajti zjarrin në Paris “një tragjedi me një dimension evropian”, pasi siç tha, shumë kisha dhe katedrale anembanë kontinentit ishin frymëzuar nga godina në Francë.

Ai tha se “kur guri i fundit ishte vendosur në Notre Dame, në të njëjtën kohë u vendos guri i parë në Këln dhe kjo i ka prekur shumë”.

Sipas Fuessenich, çatia e drurit në katedralen e Këlnit u zëvendësua me një mbështjellës hekuri gjatë shekullit të 19-të, që do të thotë se një zjarr eventual do të ishte më pak shkatërrues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button