“NLB Banka” njoftoi: Janë vjedhur 150 mijë euro

150 mijë euro janë vjedhur dje në “NLB Bankën”, njoftuan sot nga banka, transmeton Portalb.mk

Edhe përskaj dëmit që u shkaktua dje, pasi disa persona vodhën ekspoziturën e kësaj banke në Çair, ajo do të vazhdojë të punojë prej nesër.

Gjatë vjedhjes që ndodhi dje në ora 10:36, u lënduan një person i sigurimit dhe dy të punësuar, të cilët janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Pas ngjarjes, nјë veturë “Golf 5” është djegur në afërsi të ekspoziturës së grabitur, për të cilin mediat raportuan se dyshohet se me të është kryer vjedhja e “NLB Bankës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button