Më 18 prill, ekspozitë e Afrim Spahiut në Çifte Hamam të RMV-së

Profesori dhe fotografi, Afrim Spahiu do të realizojë ekspozitë të fotografisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

Fotografi, Afrim Spahiu
Fotografi, Afrim Spahiu

Ekspozita që do të hapet të enjten, 18 prill 2019, me fillim prej ora 19:00, në Çifte Hamam, është paraqitja e parë e madhe e Spahiut në RMV, dhe në kuadër të saj, do të ekspozohen veprat e karrierës gati pesëdhjetëvjeçare.

Afrim Spahiu është autor jashtëzakonisht i rëndësishëm në historinë e artit, është themeluesi në fushën e filmit bashkëkohor të Ballkanit, drejtor i fotografisë dhe një fotograf i shquar në rajon me një numër të madh të ekspozitave personale në galeri të rëndësishme në rajon dhe më gjerë.

Ka lindur në Dibër më 3 maj 1951, kurse u diplomua në Akademinë e Teatrit, Filmit dhe Televizionit në Universitetin e Zagrebit në klasën e profesor Nikolla Tannhofer. Ka punuar në Radiotelevizionin në Prishtinë dhe si drejtor i fotografisë në Kosovafilm.

Ekspozitë e fotografisë e Afrim Spahiut në Çifte Hamam
Ekspozitë e fotografisë e Afrim Spahiut në Çifte Hamam

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button