Han: Do të ishte e papërgjegjshme nëse BE nuk i përmbush premtimet e saj

Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han shpreson në vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut në Këshillin e qershorit dhe konsideron se do të jetë e papërgjegjshme nëse BE-ja nuk do t’i plotësojë premtimet që i jep për shtetin tonë, veçanërisht, siç thotë, sipas përparimit të dukshëm në reformat dhe zbulimet historike me Marrëveshjen e Prespës, transmeton MIA.

“Nëse vendet tona partnere porositin reforma, edhe anëtaret e BE-së duhet të porositin patjetër, gjithashtu duke e çuar procesin e anëtarësimit në fazën e ardhshme. Respektimi i premtimeve tona është çështje e kredibilitetit të BE-së. Së dyti, integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është në interes të vetë Unionit: kjo krijon stabilitet, prosperitet, si dhe shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse në fqinjësinë e drejtpërdrejtë. Perspektiva për në BE është drejtues kyç në reformat. Së treti, do të ishte e papërgjegjshme nëse BE nuk i plotëson premtimet e saj. Jo vetëm për shkak se do të sillte ngecjen e reformave, por edhe për shkak të konkurrentëve tanë në rajon, siç janë Kina, Turqia, Rusia, që kanë vlera të ndryshme dhe mund të përdorin përparësitë nga hezitimi ynë dhe ta rrisin ndikimin e tyre. Nëse BE me të vërtetë dëshiron që të bëhet lojtar global, patjetër duhet ta integrojmë Ballkanin Perëndimor dhe t’i bashkojmë forcat në trajtimin e sfidave të përbashkëta si emigrimi, ndryshimet klimatike”, thotë Han në intervistën për “Nezavisen” duke komentuar rezervat e vendeve të caktuara anëtare për datën e fillimit të negociatave.

Duke i komentuar rastet aktuale politike në vend, Han shpreson se Marrëveshja e Prespës nuk do të jetë viktimë për shkak të arsyeve partiake politike duke pasur parasysh se është pjesë e fushatës për zgjedhje presidenciale.

“Marrëveshja e Prespës është arritje me dimensione historike, e pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. Ajo dërgon sinjal pozitiv për të gjithë rajonin në tërësi se pajtimi në Ballkanin Perëndimor është i mundur me udhëheqje politike dhe me orientim nga e ardhmja. Shpresoj se kjo arritje nuk do të viktimizohet për shkak të arsyeve partiake politike. Në interes të vendit është ky realizim të mos rikthehet, si dhe reformat e bëra në fushat kyçe parësore. Koha është që liderët politikanë të Ballkanit Perëndimor të mendojnë për mënyrën afatgjate strategjike, që është më mirë për vendet dhe qytetarët e tyre, në vend se t’i ndjekin mendimet politike partiake”, porositi Han.

I pyetur në lidhje me kërkesat për amnisti të sjella për të akuzuarit e “27 prillit”, Eurokomisari për Zgjerim i bëri thirrje Gjorgje Ivanovit që të mos përzihet në procedurat gjyqësore, duke i porositur në mënyrë indirekte të harrojë amnistinë.

“Si edhe në rastet e mëparshme të ngjashme, mund vetëm t’i bëj apel presidentit në largim që të mos përzihet në procedurat gjyqësore vijuese”, thotë Johanes Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button