“Tre tenorët” shqiptarë shkëlqyen në Operën e RMV-së, por pritën më shumë publikë (VIDEO)

Në Operën dhe Baletin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), dje u realizua aktiviteti i katërt i festivalit “Skena e muzikës serioze shqiptare”,“Tre tenorët”. Për shkak se Skena solli tenorë dhe instrumentistë të shquar, pritshmëritë e organizatorëve dhe pjesëmarrësve ishin – salla përplot, por kjo nuk ndodhi, transmeton Portalb.mk.

Tenori Kastriot Tusha
Tenori Kastriot Tusha

Performuan tre tenorët, Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Enea Cerashi, violinisti Zeqir Sulkuqi, ndërkaq dirigjoi Leonardo Kuadrini

Sallën plotë e kishte pritur edhe tenori, Kastriot Tusha, i cili derisa ishte në skenë, tha: “Prita që salla të jetë plot, por meqë është ditë pune, ka arsye”, tha në skenë Tusha.

Tenori Josif Gjipali
Tenori Josif Gjipali

Publiku i pranishëm veproi në harmoni me pjesëmarrësit dhe dukej se e shijoi performancën e shkëlqyer, veçanërisht të tenorit Josif Gjipali, i cili për të pranishmit ishte një emër jo i parë shpesh në ekranet televizive.

Duartorkitje të shumta, fjalët “bravo” pas çdo interpretimi, të kënduarat nga publiku, sidomos të këngëve shqipe “Unë biri yt Kosovë”, “Margjello”, “Bishtalecat palë-palë”, “Valët e liqenit”, këngës dibrane, bënë që nata të marrë sharmin e një mbrëmje ashtu siç edhe u paralajmërua nga organizatorët, gala në kuptimin e plotë të fjalës.

Violinisti Zeqir Sulkuqi
Violinisti Zeqir Sulkuqi

“Baresha” e Nexhmie Pagarushës u soll në variantin instrumental, nga violinstisti Zeqir Sulkuqi.

 

Ndryshe nga herët e kaluara, kur ngjarje të tilla nisin me fjalime të organizatorëve dhe pjesëtarëve të Ministrisë së Kulturës, kësaj radhe ajo nisi me prezantuesin dhe vazhdoi e përfundoi me këngë. Ministri Asaf Ademi erdhi pas disa minuta pasi filloi aktiviteti, dhe qëndroi deri në fund të ngjarjes në publik.

“Skena e muzikës serioze shqiptare” këtë vit ka edicionin e shtatë të saj, ndërkaq të premtën, më 19 prill 2019-të, do të sjellë edhe aktivitetin e pestë, koncert me violinistin virtuoz shqiptar, Tedi Papavrami. Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti i mirënjohur shqiptar, Gridi Kraja dhe do të mbahet në Filarmonine RMV-së në Shkup, me fillim prej ora 19:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button