Çfarë të hani në rastet me hemorroide

Çfarë janë hemorroidet dhe si mund ti njoh?
Hemorroidet janë enë të gjakut të ënjtura në fund të zorrës së trashë. Do të mund ti njihni për nga madhësia jo e zakonshme e cila varon nga madhësia e kokrrës së rrushit të thatë gjer tek madhësia e kokrrës së rrushit të freskët.Zakonisht përcjellen me kruarje, por shumë shpesh edhe me dhembje të mëdha dhe gjakderdhje të zorrës së trashë, e cila është veçanërisht e shprehur gjatë pastrimit të zorrëve (shprazjes së zorrëve).

Simptomet lajmërohen gradualisht, në fillim si gjakderdhje pa dhembje, ndërsa më vonë dhembjet bëhen shumë intenzive.

Pas lindjes kam probleme me hemorroide. Kam ndëgjuar se shpesh lajmërohen pas lindjes. A është kjo e vërtetë dhe cili është shkaktari?

Është e vërtetë. Hemorroidet shumë shpesh lajmërohen jo vetëm në periudhën postnatale, por edhe gjatë shtatzanisë dhe lindjes. Paraqiten si pasojë e shtypjes së mitrës së rritur në enët e stomakut tuaj, duke ngadalësuar “lëvizjen” e gjakut të enëve në pjesën e zorrës së trashë.

Në paraqitjen e hemorroideve ndikon edhe jashtëqitja, lëvizja e zvogëluar (veçanërisht qëndrimi ulur për një kohë të gjatë), ushqimi joadekuat, lodhja e madhe fizike.

A mund t’i lehtësojmë hemorroidet me anë të ushqimit?

Ja disa këshilla, me ndihmën e të cilave, do të shmangni apo zvogëloni simptomet e shkaktuara nga hemorroidet:

-E përmendëm që një nga shkaktarët për paraqitjen e hemorroideve është jashtëqitja, për këtë arsye, ndiqni këshillat e ushqimit, në raste të jashtëqitjes;

-Është shumë e rëndësishme që të shmangni: ushqimin me shumë kripë, prodhimet e njelmëta të mishrave të terur, ushqimin e yndyrshëm, pijet alkoholike dhe ushqimet e thata;

-Konsumoni sa më shumë ujë – më së paku 8-10 gota ujë në ditë. Mos anashkaloni as lëngjet e freskëta nga pemët dhe perimet (boronicat, domatet…);

-Konsumoni gjëra ushqimore të pasura me fibra dietale: pemë dhe perime të freskëta, drithëra, legume…

-Keni kujdes për peshën tuaj trupore – masa e tepruar trupore ndihmon në paraqitjen e hemorroideve (shtresat e tepërta bëjnë shtypje shtesë në abdomen)./Feminal/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button