Cipras: Ata që nuk pajtohen, pas 10 viteve do ta kuptojnë rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës

“Madje edhe ata të cilët, me qëllim të mirë kundërshtojnë, për 10 vite ose më pak do ta kuptojnë Marrëveshjen e Prespës për Greqinë”, tha kryeministri grek, Aleksis Cipras në një intervistë për televizionin grek “Antena”, njofton Portalb.mk.

“Konstantinos Micotakis thoshte se për 10 vite këtë çështje do ta harrojmë. Unë them se me siguri do ta kujtojmë përgjithmonë dhe se për 10 vite, madje ose edhe më pak, madje edhe ata që sot, me qëllim të mirë nuk pajtohen, do ta kujtojmë rëndësinë e madhe historike dhe rëndësinë e Marrëveshjes për Greqinë”, tha Cipras.

Kryeministri i Greqisë, në intervistë, në pjesën kushtuar Marrëveshjes së Prespës, ka folur edhe për çmimin politik, duke sqaruar se fare nuk ka menduar në atë kur i është dhënë mundësia ta zgjidh kontestin me emrin, përkundrazi, thotë se ka pasur fat të mirë që e ka fituar mundësinë se Greqia e dhe Maqedonia e Veriut janë aleatë natyral.

“Për çështjet kritike nacionale, paraprakët tanë kanë menduar për çmimin politik? Unë nuk kam menduar në momentet e mëdha dhe kritike gjatë mandatit tim katërvjeçar”, tha Cipras.

Si kryeministër e përmendi “kompromisin e rëndë” në vitin 2015 për ekonomikë, por edhe se në asnjë moment nuk ka menduar kur i është dhënë “kjo histori e madhe që të zgjidh kontest 30-vjeçar”.

“Po zgjidhet kontest i cili ishte pengesë me vendin në kufirin verior, e cila ia kishte kthyer shpinën Greqisë, e cila ishte aleat i natyrshëm, që tani na mundëson të kemi aktivitet ekonomik atje, ata janë partnerët tanë strategjik. Qiellin e tyre, në vend avionëve turk F16, do ta ruajnë avionët tanë. Këto janë mundësitë e mëdha të marrëveshjes që janë me rëndësi nacionale dhe me vlera patriotike, kisha fat të mirë pasi që mu dha mundësi. Nëse kryeministrat tjerë do ta kishin këtë mundësi, do ta bënin”, tha kryeministri Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button