Nevzat Bejta në konferencë në Prishtinë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, z. Nevzat Bejta, sot do të merr pjesë në Konferencën e III-të Ndërkombëtare mbi Vetëqeverisjen Lokale me temë “Forcimi i qeverisjes lokale përmes promovimit të vlerave Evropiane” që do të mbahet në Prishtinë – Republika e Kosovës, me 14 – 15  Shtator 2012.

Ministri Bejta do të mbaj fjalim në këtë konferencë, ku do të flet për funksionimin e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë, me theks të ndryshimeve të bëra në vitin e fundit.

Konferenca me punë do të filloje me fillim në ora 9:30, ku hapjen do ta bëje Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button