Pendarovski në Gostivar, Siljanovska në Aerodrom dhe Gazi Babë

Kandidatët për president të shtetit edhe sot në suaza të fushatës do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore në takimet dhe tubimet me qytetarët.

Në ditën e 16-të të fushatës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubime në komunat e Shkupit, Aerodrom dhe Gazi Babë. Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë në tubim në Gostivar. Pendarovski paraprakisht do të takohet me qytetarët e Vrapçishtit, Mavrovës, Rostueshës, Qendrës Zhupë, Dibrës dhe Kërçovës.

Fushata filloi më 1 prill dhe do të zgjatë deri më 19 prill, pas çka do të vijojë heshtje 24-orëshe zgjedhore para ditës së zgjedhjeve në rrethin e parë të caktuar për më 21 prill.

Të tre kandidatët presidencial premtuan fushatë korrekte dhe të qetë dhe vizita në pothuajse të gjitha vendbanimet.

Blerim Reka, i cili mbështetet nga Aleanca e Shqiptarëve dhe BESA tubimin e parë e ka mbajtur në Shkup, Siljanovska-Davkova e filloi fushatën në Ohër, ndërsa Pendarovski nga Prilep.

Ndryshe, në zgjedhjet presidenciale të së dielës, 21 prill 2019 në Maqedoninë e Veriut, në rrethin e parë të drejtë vote kanë1.808.131 persona. Sipas nenit 81 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, që të kemi fitore që në rrethin e parë për ndonjërin nga kandidatët: Blerim Reka, Gordana Siljanovska – Davkova ose Stevo Pendarovski, për të do të duhet të votojnë së paku 904.066 persona, apo shumica.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr së paku 904.066 persona në rrethin e parë, që me gjasë do të ndodhë në bazë të anketave, atëherë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale i planifikuar më 05.05.19.
Në të do të ballafaqohen dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në rrethin e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button