Mijëra fletë të MPB-së janë djegur në “Brest”

Thasë të zi të mbushur me fleta dhe regjistra nga ndërtesa e tretë në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) janë djegur në lokacionin “Brest” që ndodhet në aeroportin e Shkupit në pjesën ushtarake. Këtë në seancën e rastit “Fortesa 2” të Prokurorisë Speciale Publike e theksoi dëshmitari Mirçe Micevski, i punësuar në MPB, i cili me urdhrin e Nikolla Boshkovskit, me një koleg tjetër e kanë mbushur kombin me materiale nga podrumi i teknikës operative në MPB, transmeton Portalb.mk.

“Në bazën ‘Brest’ na ka pritur Vanço Cvetanovski i cili kishte siguruar vend për djegie, të rrethuar me gurë”, tha Micevski dhe shtoi se me to kanë qenë edhe tri gra nga ‘Komisioni”, Aleksandra, Maja dhe Vale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button