KSHZ nesër do ta dorëzojë materialin zgjedhor në komisionet zgjedhore komunale

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) më së voni deri nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në tre komuna. Sipas afatit të komisionit, materiali dorëzohet më së voni në afat prej 72 orëve para ditës së përcaktimit të zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

Nesër në mesnatë skadon afati në të cilin votuesit të cilët në ditën e votimit janë në paraburgim shtëpiak të paraqiten në Komisionet komunale zgjedhore.

Ata, si dhe të sëmurit dhe pleqtë dhe personat që ndodhet në burg do të votojnë më 20 prill, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Më 20 prill do të votojnë edhe votuesit të cilët në ditën e zgjedhjeve janë në punë të përkohshme ose në qëndrim jashtë shtetit.

Gjatë ditës së nesërme në Komisionin shtetëror zgjedhor do të votojnë anëtarët e Bordeve zgjedhore në Konsullorët diplomatike, në periudhën prej 7 deri në orën 19.

Ndryshe, në zgjedhjet presidenciale të së dielës, 21 prill 2019 në Maqedoninë e Veriut, në rrethin e parë të drejtë vote kanë1.808.131 persona , njofton Portalb.mk. Sipas nenit 81 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, që të kemi fitore që në rrethin e parë për ndonjërin nga kandidatët: Blerim Reka, Gordana Siljanovska – Davkova ose Stevo Pendarovski, për të do të duhet të votojnë së paku 904.066 persona, apo shumica.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr së paku 904.066 persona në rrethin e parë, që me gjasë do të ndodhë në bazë të anketave, atëherë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale i planifikuar më 05.05.19.
Në të do të ballafaqohen dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në rrethin e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button