Rasti “Titanik”, ish ministrit Janakieski i është shfuqizuar paraburgimi

Ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, i akuzuar në rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), për parregullsi zgjedhore, Mile Janakieskit i është shfuqizuar masa e paraburgimit, transmeton Portalb.mk.

Paraburgimi i është shfuqizuar para 10 ditësh, kurse pala mbrojtëse është sqaruar, se paraburgimi i është shfuqizuar për shkak se nuk mundet në të njëjtën kohë të qëndrojnë në fuqi dy masa të arrestit shtëpiak.

Janakieski është i dyshuar edhe në rastin gjyqësor “E enjtja e përgjakshme”, për sulmin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 27 prill 2019, për të cilin i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button