Në RMV është shpallur epidemi e fruthit, masa të rrepta nga Ministria e Shëndetësisë (VIDEO)

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë sot ka sjellë vendim për shpallje të epidemisë së fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mkËshtë ndaluar:

  • frekuentimi i fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe,
  • hyrja e kuadrit mjekësor në qendra shëndetësore pa dy doza të vaksinës MRP dhe
  • vizita në qendra shëndetësore. 

Kemi ndryshim të moshës së vaksinimit. Vaksinimi kundër fruthit do të realizohet edhe ndaj individëve të moshës 6-mujshe dhe mbi 14-vjeçare.

“Të sëmurit më të mëdhenj janë fëmijët nën moshën 5-vjeçare, fëmijë parashkollor, dhe prandaj të gjitha masat janë të orientuara drejt tyre”, tha kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Vlladimir Mikiq.

Gjendja aktuale me fruthin: 70 fëmijë të hospitalizuar, prej të cilëve 55 janë në Klinikën Infektive dhe 15 në Klinikën Pediatrike.

“Nga ata, më shumë se 7 janë në gjendje të vështirë shëndetësore”, tha Mikiq.

Kuadri mjekësor me dy doza të vaksinës

Meqë rreth 100 nga 120 të sëmurit me fruth gjatë javës së kaluar ishin kuadër mjekësor, është sjellë vendim që i gjithë kuadri mjekësor të vaksinohet me dy doza të vaksinës MRP.

“I gjithë personeli mjekësor duhet të vaksinohet me dy doza të vaksinës MRP. Kjo vlen edhe për studentët, edhe për nxënësit e shkollave të mesme që ushtrojnë mësim praktik në qendra shëndetësore”, tha Mikiq.

Nuk ka bazë për ta ndaluar frekuentimin e nxënësve të pavaksinuar në shkolla fillore dhe të mesme

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Vlladimir Mikiq. Foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Vlladimir Mikiq. Foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

Meqë arsimi fillor dhe i mesëm është i obliguar, kurse grupi më i infektuar janë fëmijët nën moshën 1-vjeçare, Vlladimir Mikiq tha se në këtë situatë Ministria e Shëndetësië nuk ka kompetencë që ta ndalojë frekuentimin e nxënësve të pavaksinuar edhe në shkolla fillore dhe të mesme.

“Ashtu edhe siç e dini më, arsimi fillor dhe i mesëm tashmë është i obliguar në RMV, dhe për këtë shkak Ministria nuk mund të sjellë vendim të ndalesës së vizitës, qoftë kjo edhe në situata të epidemisë”, tha Mikiq.

Shpallja e epidemisë vjen pasi që:

  • Paraprakisht epidemi shpallën 6 qendra shëndetësore – me popullatë mbi 50 për qind e popullatës së përgjithshme të RMV-së;
  • 20 qytete kanë regjistruar raste të infektimit me fruth;
  • Јanë regjistruar 961 raste të fruthit;
  • 60 përqindëshi i rasteve janë regjistruar jashtë Shkupit brenda një jave dhe
  • 3 raste me pasoja vdekje.

Shpallja e epidemisë ka për qëllim të:

  • Parandalojë komplikacionet nga kjo sëmundje infektive;
  • Parandalojë paraqitjen e formave të rënda të fruthit;
  • Parandalojë pasojat me vdekje;
  • Parandalojë shpërndarjen e mëtutjeshme të fruthit dhe
  • Të ulë numrin e të infektuarve të rinj.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka njoftuar edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për epideminë. Epidemi të fruthit paraprakisht është shpallur në Bullgari, Shqipëri, Serbi, Greqi dhe kjo nuk nënkupton ndalesë të qarkullimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button