Paga fillestare e mësimdhënësve nuk është barazuar me pagën mesatare në vend

PREMTIM: Do të barazojmë pagën fillestare të mësimdhënësve me pagën mesatare në shtet. Mësimdhënësit me më shumë përvojë pune dhe detyra shtesë (stazh, mentorim, udhëheqës të klasave, pjesëmarrje në projekte të Institutit për zhvillim në arsim, organizimin e seksioneve shkollore), do të kenë koeficient me të cilin do të kenë dukshëm të hyra më të mëdha. 

[Burimi: Programi i LSDM për zgjedhje parlamentare në vitin 2016 “Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 256]       

ARSYETIM:

LSDM premtoi, por, për dy vite nga zgjedhja e Qeverisë (31.05.2017) nuk barazoi pagën fillestare të mësimdhënësve me pagën mesatare shtetërore. Këtë e vërtetojnë edhe të dhënat e fundit të Entit Shtetëror  Statistikor të cilat kanë të bëjnë me pagën mesatare të janarit. Paga mesatare mujore neto për të punësuarit në vend arrin 24.517 denarë. Në arsim; por në të njëjtin muaj, sipas të njëjti burim, është paguar pagë neto mesatare prej 24.1963 denarë, por paga fillestare e mësimdhënësve nuk është e barabartë me mesataren në shtet. Ajo sipas llogarive në Sindikatën për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) arrin 22.500 denarë dhe nuk ka ndryshuar prej tetorit të vitit 2018 me rritjen e pagave në arsim prej 5 përqind.

Premtimet se do të barazojnë pagën mesatare të mësimdhënësve me pagën mesataren shtetërore, LSDM e dha në Programin për zgjedhje parlamentare në vitin 2016 të titulluar: “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 256), me afat për realizim prej dy vitesh. Qëllimi themelor i këtij premtimi ka qenë përmirësimi i pozitës sociale të kuadrit mësimdhënës dhe kthimin e dinjitetit të tyre. Premtimi ka qenë edhe në takimet parazgjedhore me qytetarët.

Në dy vitet e para do të sigurojmë që paga fillestare e mësimdhënësit të arrijë më së paku sa paga mesatare në Republikën Veriore të Maqedonisë. Asnjë mësimdhënës në vend të mos ketë pagë më të ulët se mesatarja, deklaroi Radmilla Sheqerinska me 5 tetor 2016 në Ditën e mësimdhënësve në Komunën Qendër. 

Me 28 gusht të vitit 2018 Qeveria solli vendim për rritjen e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për pesë përqind në pagën e shatorit. Me këtë vendim të Qeverisë u vërtetua se paga më e ulët për nivelin më të ulët të kompleksitetit të të punësuarve në shkolla fillore do të arrij 12.714 denarë dhe paga më e ulët për shkallën më të ulët të kompleksitetit të të punësuarve në shkolla të mesme do të arrij 13.117 denarë.

Rritja për pesë përqind të pagave të mësimdhënësve është planifikuar edhe për këtë vit me pagën e shtatorit, meqë u nxit reaksion që sindikatat të cilat kërkojnë rritje të llogaritet me pagën e janarit dhe të sigurojë rritje të pagave në sektor për 20 përqind.

Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) reagoi edhe për rritjen e pagës minimale me të cilën, siç pretendojnë, pagat me shkallën më të ulët të kompleksitetit janë barazuar ose u janë afruar pagave të të punësuarve me shkallë më të lartë të kompleksitetit. Sindikata njoftoi edhe grevë të përgjithshme për zgjidhjen e këtyre çështjeve.

Me pesë përqind nuk jemi aspak të kënaqur. Pagat janë larg mesatares. Nëse paga mesatare është rreth 24 mijë denarë, paga mesatare në arsim është rreth 19 mijë denarë. Më e ulëta është 12.100, ndërsa për mësimdhënësit de profesorët është deri në 22 mijë, nëse nuk merret parasysh paga e drejtorëve, Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK (META)

Kanë mbetur më pak se dy muaj nga mandati dyvjeçar i Qeverisë (31 maj 2019), paga mesatare e mësimdhënësve akoma nuk është barazuar me pagën mesatare në shtet. Më saktë, sipas të dhënave të Entit Shtetëror Statistikor në janar të këtij viti është paga neto mesatare për të punësuar në vend arrin 24.517 denarë. Sipas të dhënave të SASHK, të dhëna për “Vërtetmatësin”, paga mesatare për mësimdhënësit në të njëjtin muaj ka arritur vlerën në 22.500 denarë. Ashtu që, mund të përfundohet se LSDM nuk realizoi premtimin se për dy vite nga mandati “do të barazohet paga fillestare e mësimdhënësve me mesataren shtetërore”. Kjo pagë edhe me rritjen e njoftuar të tetorit prej 5 përqind do të arrij 23.625 denarë, gjë që është më pak se paga mesatare në shtet (24.517 denarë).

Burimi: Vërtetëmatës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button