Fondit për Inovacion kanë filluar t’i rikthehen fondet nga grantet që ua ka ndarë kompanive

Fondi për Inovacionin tashmë ka filluar të kthejë disa nga paratë e investuara në projektet inovative të kompanive. Deri më tani, institucioni ka mbledhur rreth 40,000 euro. Gjegjësisht, për periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2018, janë realizuar projekte për rreth 35 kompani me vlerë investimi prej rreth 1 milion euro. Dy të tretat e atyre firmave filluan të fitonin të ardhura si rezultat i inovacionit për të cilin morën mbështetje financiare dhe tashmë i kthejnë paratë në Fond, njofton Sitel.

“Sipas analizave, kompanitë e financuara në periudhën e fundit, nga viti 2015 e këndej kanë arritur mesatarisht 50% të ardhura më të larta nga periudha para fillimit të këtij investimi. Fitimet rriten me 60% mesatarisht në vit krahasuar me periudhën para investimit në zhvillimin e inovacionit dhe zhvillimit teknologjik, që është një tregues i mirë i suksesit “, thotë Jovan Despotovski, drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Sipas rregullave të reja, çdo kompani e bashkëfinancuar nga Fondi është e detyruar të kthejë 5% të të ardhurave të realizuara pas realizimit të projektit inovativ për të cilin ata kanë marrë para. Obligimi i ripagimit është 5 vjet dhe shuma nuk duhet të tejkalojë 120% të ndihmës financiare të marrë. Qëllimi është që Fondi të sigurojë buxhetin e vet për riinvestim dhe të mos jetë plotësisht i varur nga shteti.

Një thirrje e re publike është duke u zhvilluar për të cilën mbi 800 kompani kanë treguar interes deri tani. Njoftimi është i hapur deri më 15 maj dhe mund të aplikohejnë ndërmarrjet mikro, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe kompanitë fillestare.

Sipas sektorit të biznesit, kur është fjala për risitë me kompanitë nga vendi ka hapësirë për përmirësim.

“Sfidat e pushtimit të tregjeve të reja, si dhe sfidat e përmbushjes së pritjeve dhe kërkesave të konsumatorëve, duke ndryshuar në përputhje me trendet botërore, kërkojnë nga kompanitë që vazhdimisht të ketë inovacione në produktet dhe shërbimet që ofrojnë, dmth, në tërë procesin e  prodhimit, duke përfshirë shpërndarjen dhe furnizimin që arrin deri te konsumatorët final “, thotë Tatjana Sterjova, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Fondi së bashku me Bankën Botërore, duke përfshirë edhe thirrjen e fundit, ka një portofol prej 22 milionë euro, dhe deri më tani janë financuar 235 kompani.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button