Dua Lipa u takua me fëmijët refugjatë sirianë, thotë se ka një lidhje të veçantë me
UNICEF-i, këngëtaren shqiptare Dua Lipa e ka dërguar në Liban, ku ajo është takuar me fëmijët refugjatë nga Siria.
Dua ka ndarë fotografi nga kjo vizitë me gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke treguar se ishte një eksperiencë prekëse për të, transmeton Koha.net.
Ajo ka thënë se “ka një lidhje personale me njerëzit që përpiqen të përshtaten në çdo rrethanë pasi ishin larguar nga lufta”.
“Asnjë familje e asnjë fëmijë nuk zgjedh të largohet nga shtëpitë e tyre”, ka shkruar ndër të tjera ajo.