Si uzbekët u dashuruan (dhe jetojnë) me aplikacionin Telegram

Në Uzbekistan, kur ndahesh me një mik të mirë, është zakon të thuhet “gaplashamiz” ose “telefonlashamiz”. E përkthyer kjo do të thotë “do të flasim përsëri” ose “ne do të telefonojmë njëri-tjetrin.” Gjithnjë e më shumë, uzbekët po thonë “telegramlashamiz” me njëri-tjetrin: Flasim në Telegram, transmeton Globalvoices.org. 

Telegrami është aplikacioni më i përdorur në Uzbekistan dhe për shumë njerëz është në thelb koncepti për internetit.

Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, Telegrami ishte aplikacioni i dytë më i shkarkuar në iOS në Uzbekistan, pas Instagram, dhe i dyti më e shkarkuar në Android, pas Share (shihni fotot lart dhe më poshtë).

Në Telegram – një aplikacion i krijuar nga sipërmarrësi rus Pavel Durov dhe më pas i bllokuar nga autoritetet në vendin e tij – përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe private te kontaktet e tyre, të bisedojnë në grupe dhe të drejtojnë një mikroblog ose “kanal”.

Natyra e ulët e mirëmbajtjes dhe funksionimi i thjesht i kanaleve e kanë bërë ato burimin më të madh të informacionit në Uzbekistan.

Aktualisht, ka disa kanale telegramesh në gjuhën uzbeke në mesin e 20 kryesoreve të shërbimit. Ata eklipsohen vetëm nga kanalet në gjuhën persisht, të ndjekur kryesisht nga përdoruesit me bazë në Iran, ku Telegram-mania nisi shumë kohë më parë.

Kanali më i madh uzbek përsa i përket abonentëve është Kanallani Dodasi, që do të thotë “kanali më i mirë” në Uzbekistan.Ai ka 810 mijë abonentë, ekuivalent me 2.5% të popullsisë së vendit.

Rritja e shpejtë e shërbimeve të komunikimit instant në tërësi në Uzbekistan solli rritjen e shpejtë të kostos së komunikimeve me celular në vitin 2013, kur autoritetet prezantuan një të ashtuquajtur taksë abonimi, duke i detyruar operatorët celularë të paguajnë një taksë për çdo pajtimtar.

Përdoruesit uzbekë u janë drejtuar aplikacioneve të ndryshëm para se të zgjidhnin Telegram, që nuk kishte një version për Android deri në fund të atij viti.

Rekomandimet personale ndihmuan në rritjen e popullaritetit të shërbimit, ku administratorët ndajnë përvojat për ushqim të shëndetshëm, zgjidhjen e problemeve në shkollë ose nisjen e një biznesi.

Grupet, ndërkohë, janë vende të diskutimeve të flakta.

Nëse më parë problemet e rëndësishme të komuniteteve uzbeke zgjidheshin gjatë takimeve në tavolina të gjata me çajnikë e filxhanë, tani këto çështje gjykohen nëpërmjet Telegramit. Teksa aplikacioni ende nuk e ka zhvendosur “mahalla”-n ose lagjen, ai është ngulitur në të dhe duket se do të jetë atje për një kohë të gjatë.

Një prej avantazheve kryesore të Telegram-it në një vend ku interneti është i ngadalshëm është fakti se platforma është mjaft ekonomike sa i përket konsumit të trafikut të celularit, në krahasim me aplikacionet e tjera.

Një tjetër është enkriptimi i tij relativisht i mirë. Kjo ka qenë një pikë e vështirë për rregullatorin rus të internetit, Roskomnadzor, i cili bllokoi shërbimin vitin e kaluar, pasi Telegram refuzoi të dorëzonte çelësat e tij të kodimit. Punëtorët migrantët uzbekë, që punojnë në Rusi janë midis qindra e mijëra përdoruesve, të cilët janë drejtuar te aplikacionet shtesë për të anashkaluar bllokimin.

Qeveria ende nuk ka tentuar të censurojë shërbimin, pavarësisht disa bllokimeve nga tetori 2018 deri në janar 2019 të rrjeteve sociale si Facebook. Në fakt, rënia e shpejtësisë dhe konsumi i panevojshëm i trafikut, të shkaktuara nga përdorimi i VPN për të hyrë në Facebook gjatë periudhës së bllokimit, që u ndërpre në janar 2019, drejtuan shumë blogerë të njohur te Telegram.

Ndoshta është e habitshme që autoritetet kanë lejuar që shërbimi të rritet kaq shpejt.

Në fund të fundit, Telegrami është një magnet për llojin e përmbajtjes që Uzbekistani ka censuruar në të kaluarën, siç është pornografia, ndërsa fakti që përdoruesit mund të mbeten anonim, e ka bërë atë një qendër për etiketimet negative që kanë lidhje me internetin. Klikimet false vendore gjithashtu u rritën.

Më e rëndësishmja ndoshta, Telegrami është bërë një forum për nivele të pashembullta të diskutimeve politike, teksa vendi po shkon drejt një situate më të relaksuar të sundimit autoritar pas vdekjes së udhëheqësit Islam Karimov në 2016.

Shembulli më i dukshëm i kësaj ishte në vjeshtën e vitit të kaluar, kur fotografitë e fermerëve që u detyruan të qëndronin në një hendek përpara zyrtarëve, si ndëshkim për korrjet e pakta, u shfaqën në internet.

Telegrami ndihmoi në “kanalizimin” e indinjatës mbi poshtërimin e fermerëve nga zyrtarët rajonalë. Fotografia është e shpërndarë dhe ribotuar nga mediat lokale.

Telegrami u bë qendra e indinjatës pas shfaqjes së fotografisë. Përdoruesit kërkuan që Zoir Mirzayev, zëvendëskryeministri, i cili, së bashku me zyrtarët rajonalë, vëzhguan dënimin, të qëndronin vetë në një hendek. Kështu nisën të qarkullonin fotografi të përdoruesve uzbekë të internetit që qëndronin në kanale në solidaritet me fermerët, dhe reklama reale për çizme të gjata të papërshkueshme nga uji si “mjeti më i mirë për të luftuar zyrtarët e zemëruar”.

Mirzayev u shkarkua më pas nga presidenti Shavkat Mirziyoyev, i cili theksoi rolin e zyrtarëve si shërbëtorë të popullit.

Por qeveria ka praninë e saj të rëndësishme në shërbim. Përveç llogarive të panumërta pro-qeveritare dhe botëve (bots), organet shtetërore dhe madje edhe zyra e Mirziyoyev-it – me mbi 250,000 ndjekës – kanë kanalet e tyre.

Së fundmi, Telegram po bëhet një qendër për aktivitetin ekonomik.

Ashtu si në Instagram dhe në YouTube në vendet e tjera, ku blogerët më të dashur duan të zgjerojnë audiencën e tyre në mënyrë agresive dhe të fitojnë para nga përmbajtja, një numër dyqanesh ka hapur dyert virtuale kohët e fundit në Telegram.

Kompanitë kryesore uzbeke, siç është operatori celular Ucell, shpenzojnë shuma të konsiderueshme parash për reklama në kanalet me më shumë ndjekës. Një reklamë e thjeshtë në një kanal me rreth 50,000 abonentë për momentin kushton 24 dollarë.

Larg nga të qenit jashtë mode, Telegram po hedh rrënjë më të forta në Uzbekistan. Shërbimi, rritja e të cilit në vend u duk si pothuajse aksidentale, tani është një pasqyrë e një kombi në lëvizje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button