Shqipëri, është arrestuar një person për “propagandë terroriste”

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person i cili akuzohet për publikimin në rrjetet sociale të pamjeve filmike që sipas policisë nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se është arrestuar 29 vjeçari me inicialet E.U., lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

“Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste. Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej theksohet se ky shtetas shqiptar është arrestuar nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë pas një hetimi dy vjeçar.

I arrestuar akuzohet për veprat penale “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button