Pakistan, 5 të vdekur nga stuhia e rërës

Një stuhi masive e rërës me erë të nxehtë goditi qytetin portual të Karachit, duke shkaktuar vdekjen e së paku 5 personave dhe plagosur mbi 30 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Stuhia e rërës shkuli pemët, shtyllat e shërbimeve dhe tabelat në pjesë të ndryshme të qytetit, si dhe shkatërroi çatitë e disa shtëpive dhe shkollave.

Sipas zyrtarëve të ekipit të shpëtimit, gjithashtu u raportuan aksidente të shumta rrugore, kryesisht nga autostrada kryesore Karachi-Quetta, duke shkaktuar vdekjen e së paku tre personave dhe duke plagosur disa të tjerë. Dy të tjerë u vranë në incidentet e shembjes së çatisë, thuhet me tej.

Dr. Seemi Jamali, kreu i shërbimeve emergjente në Qendrën Mjekësore të Xhunnahut, u tha gazetarëve se rreth 36 të lënduar u sollën në spital të hënën.

Departamenti meteorologjik ka parashikuar një stuhi tjetër të pluhurit të shoqëruar nga shira të rërës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button