Mbingarkesa e autobusit Shkup – Gostivar, janë sanksionuar vozitësi dhe kompania “Euro Turist” – Gostivar

Në lidhje me rastin e mbingarkesës së autobusit “Euro Turist” – Gostivar që qarkullonte në relacionin Shkup-Gostivar, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot ka njoftuar se ndaj vozitësit dhe kompanisë janë parashtruar sanskione, transmeton Portalb.mk.

“Më 11 prill 2019, rreth orës 19:10 dhe 10 minuta, në hyrje të Tetovës, është ndaluar autobusi i cili ka qarkulluar në relacionin Shkup – Gostivar, gjatë së cilës është konstatuar mbingarkesë, respektivisht udhëtarë mbi numrin maksimal të lejuar. Duke vepruar në pajtueshmëri me autorizimin ligjor, shërbimet policore e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, vozitësit të autobusit menjëherë i kanë parashtruar gjobë, kurse kundër personit zyrtari, do të vijojë procedurë sanksionuese”, thanë nga MPB-ja.

Nga atje, më tej për Portalb.mk njoftuan se vetëm gjatë periudhës janar – prill 2019, ndaj autobusëve që qarkullojnë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, janë regjistruar 28 raste të mbingarkesës së autobusëve.

“Këtë vit, përfshirë edhe ditën e sotme, 15 prill, në rajonin e Tetovës janë regjistruar 6 raste të mbingarkesës së autobusëve dhe minibusëve, të cilët janë rrumbullakuar me aq parashtresa. Në të njëjtën periudhë, në rajonin e Gostivarit numri i rasteve të mbingarkesës ka arritur në 22, i cili gjithashtu, janë sanksionuar”, thanë nga MPB-ja.

Udhëtarë të nxjerrë jashtë gjatë inspektimit të “Euro Turist”

LEXO: Stërngarkesë e autobusit Shkup-Gostivar: Qytetarët ankohen se u zihet fryma, ndërhyri policia (FOTO)

Përndryshe, rreth 20 udhëtarë më shumë u panë të transportohen më 12 prill 2019 nga Shkupi për në Gostivar. Qytetarët ankoheshin “Na zihet fryma”, ndërkaq policia në hyrje të Tetovës i zbriti udhëtarët e tepërt. Kështu përshkruhet relacioni i autobusit “Euro Turist”, i cili në ora 18:00 nisi nga Shkupi për në Gostivar

Portalb.mk paraprakisht njoftoi se gjatë vitit 2018-të, vetëm Inspektorati Shtetëror i Transportit ka realizuar 46-të inspektime ndaj këtyre autobusëve, si rezultat i parregullsive të denoncuara nga ana e qytetarëve dhe subjektet fizike.

Problemet e shumta që ekzistojnë me autobusët jashtë Shkupit, ishin shkak edhe i aksidentit më 13 shkurt në Llaskarcë i autobusit “Durmo Turs” ku humbën jetën 16 persona. Hetimi i Prokurorisë tregoi se shkak ishin: frerët e prishur dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/hHetimi tregoi se lëshime ka edhe në procedurën e realizimit të kontrollit teknik të autobusëve, sepse i njëjti pronar menaxhonte me ndërmarrjen realizuese të kontrollit teknik dhe ndërmarrjen e autobusit të aksidentuarSi rezultat i kësaj, Prokuroria deri tash ka marrë në pyetje tre persona të ndërmarrjes së kontrollit teknik.

Parregullsitë që shihen në autobusët, qytetarët mund t’i denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror për Transport: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button