Prokuroria hetoi: S’ka konstatim të rrejshëm të vdekjes dhe tregti me foshnjat në RMV

Në lidhje me informacionet, se në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), konstatohen vdekje të rrejshme, që më pas foshnjat të shiten, Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka realizuar procedurë parahetimore, në të cilin nuk është vërtetuar për ekzistim të asaj dukurie, transmeton Portalb.mk.

“Pas hetimit të dokumentacionit të fituar, dhe deklaratave nga organet kompetente në lidhje me tregtinë me foshnjat e shëndetshme, prokurori publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, ka sjell vendim me të cilin dëshmon se nuk ka vend për intervenim publiko-prokurorial”, thanë nga PTHP-ja.

Nga PTHP-ja më tej njoftuar se rasti, se procedura është realizuar me “të dëgjuar”, pasi mediat publikuan qëndrime të Avokatit të Popullit, për dyshime të ekzistimit të grupit tregtues.

“Në media u publikuan të dhëna nga Avokati i Popullit, se ka dyshime për ekzistimin e një grupe kriminele, e cila për një kohë të gjatë merret me tregtinë e foshnjave të shëndetshme. Prindërve biologjik menjëherë, apo pas një periudhe të shkurtër, u është njoftuar se foshnja ka vdekur, kurse ajo ka qenë e shëndetshme, dhe më pas ka kaluar në viktimë të trafikimit”, thanë më tej nga PTHP-ja.

PTHP-ja gjatë procedurës parahetimore ka marrë në konsideratë informacione nga Avokati i Popullit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button