“Almiri”, Gjykata i ka pranuar si dëshmi, ekspertizat për të cilat Apeli e ktheu lëndën në rigjykim

Edhe pse lënda “Almir Aliu” u kthye në rigjykim për shkak të lëshimeve në procedurë, Gjykata e Kumanovës vazhdon t’i përsëritë lëshimet e njëjta. Gjatë seancës së sotme, Gjykata i ka pranuar si prova ekspertizën neuro-psikiatrike dhe teknike, njofton Portalb.mk.

Avokati Asmir Alispahiç, thotë se Gjykata e Kumanovës po vazhdon me praktikën e vjetër duke e mbrojtur të akuzuarin Boban Iliq.

“Po vazhdohet me praktikën e vjetër duke e mbrojtur Boban Iliqin, ne më 12 prill kemi dërguar te Gjykata e Apelit kërkesë që gjykimi të zhvillohet në Gjykatën Themelore të Shkupit, megjithatë ende nuk kanë vendosur. Derisa kërkesa ende është në procedurë, gjykata sot ka pranuar si prova ekspertizat kontestuese, të cilat i kanë kryer persona pa licencë, dhe të cilat i theksoi si lëshime Gjykata e Apelit”, thotë për Portalb.mk avokati Spahiç.

Ndryshe, procesi gjyqësor për rastin “Almir Aliu” u kthye në rigjykim kthyer në rigjykim për shkak të parregullsive gjatë gjykimit të parë. Sikur gjatë gjykimit të parë, gjykatëse e lëndës është Maja Denkovska, ndërkaq prokurore Suzana Kusigerska.

Mbrojtja paraprakisht kërkoi që të ndërrohet ndihmës gjykatësi, Lubomir Gjorçeviq, pasi që i njëjti ka përkatësi të njëjtë etnike me të akuzuarin Iliq, gjegjësisht të dy janë serbë. Ata kërkuan që i njëjti të jetë shqiptar dhe sipas tyre, vetëm ashtu do të munden të besojnë në një vendim të rregullt.

Këtë kërkesë e refuzoi Gjykata e Kumanovës, andaj edhe pala mbrojtëse kërkon nga Gjykata e Apelit të ndërrohet Gjykata, gjegjësisht gjykimi të zhvillohet nga e para në Gjykatën Themelore të Shkupit.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra  rënda kundër sigurisë  njerëzve dhe pronës  komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i BobanitBojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat AliunSami Demirindhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. Por me rigjykimin, të gjitha këto bien në ujë dhe gjithçka fillon nga e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button