Negociatat RMV-BE, KE-ja: Periudha përgatitore është e detyrueshme për çdo shtet kandidat

Cila është e vërteta për periudhën e aderimit për të cilën foli eurokomesari Johanes Han, a është kjo fazë normale në negociata apo, siç pohon opozita, vetëm mënyrë për të anashkaluar vendin për të mos filluar negociatat për anëtarësim në BE? Iu drejtuam Komisionit Evropian (KE) me pyetje rreth këtyre dilemave, nëse ky është proces i zakonshëm dhe nëse të njëjtin e kanë kaluar edhe shtetet tjera para anëtarësimit të tyre. Nga KE-ja na informuan se përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut(RMV)periudhë përgatitore ka edhe Shqipëria dhe se atë e kanë kaluar edhe shtetet tjera anëtare. Edhe ekspertët janë të qartë, kjo është procedurë zyrtare e KE-ja, njofton “Inboks 7”, transmeton Portalb.mk.

Periudha përgatitore për të cilën foli euro-komisionari Johanes Han është faza që çdo vend duhet të kalojë para hapjes së kapitujve dhe nuk është ndonjë përpjekje për të anashkaluar procesin e negociatave për aderim.

Kët e deklaruan nga KE-ja. Duke iu përgjigjur pyetjeve që i drejtuan ata theksojnë edhe se, krahas Maqedonisë në periudhën përgatitore hyn edhe Shqipëria me të cilën ecim në rrugën e proceseve për anëtarësim në Bashkimin Evropian(BE). Përndryshe, procesi i pranimit është fragmentuar që nga fillimi i negociatave për anëtarësimin e Kroacisë në BE.

“Komisionari Johanes Han në deklaratën e tij në Komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit evropian theksoi se ishte i bindur që Shtetet anëtare do t’i japin dritë të gjelbër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të hapur negociatat e aderimit me kusht që të dy vendet të vazhdojnë të zbatojnë reformat”, thonë nga Komisioni Evropian. Ata shtojnë se Han në deklaratën e tij gjithashtu u është referuar hapave të mëtejshëm duke shpresuar që, pasi vendet të marrin dritën e gjelbër në Këshillin për çështje të përgjithshme në qershor, gjegjësisht puna përgatitore për negociatat, për kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

“Kjo është procedurë që duhet ta ndërmarrin të gjitha vendet kandidate para hapjes së kapitujve të parë. Dhe këto përgatitje janë arsye për të cilën, në të gjitha proceset e mëparshme të aderimit, ka pasur një zbrazëtirë prej disa muajsh nga vendimi politik i Këshillit të Evropës për hapje të negociatave për aderim dhe mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare. Në rastin e Serbisë, për shembull, vendimi i Këshillit evropian nga qershori 2013, për të hapur negociatat për aderim u pasua me miratimin e kuadrit të negociatave në dhjetor të të njëjtit vit dhe Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt në janar të vitit 2014 “, shpjegojnë më tej nga Komisioni Evropian.

Pas deklaratës së Han një ortek reagimesh nga opozita

Antonio Milloshoski
Antonio Milloshoski

Dyshimi që u mboll pas deklaratës nga Han, rreth dhjetë ditë më parë, se vendi duhet të fillojë periudhën përgatitore, mjaftoi që partia opozitare VMRO-DPMNE të akuzojë qeverinë se është duke manipuluar dhe se ka shumë gjasa që në qershor të mos fillojmë me negociata.

“Më duhet të them se deklarata e Han është mohimi më i mirë diplomatik dhe politik i deklaratës së kryeministrit Zaev në qershor të vitit 2018, kur fotografohej në aeroplan me kolegët Muhamedin, Bujar Osmanin, Nikolla Dimitrovin dhe Koço Angjushevin duke deklaruar se posa e kemi marrë lajmin e mirë – Maqedonia mund të festojë, kemi fituar vendim historik, datë pa kushtëzime për negociata në qershor 2019. Është e qartë se datë nuk ka dhe kjo konfirmon se ose kryeministri Zaev ka gënjyer se kemi marrë datë për negociata dhe kjo nuk ndodhi, apo Han gënjen se ne nuk do të marrim datë, por që është diku e fshehur dhe po pritet”, tha deputeti nga VMRO-DPMNE Antonio Milloshoski menjëherë pas deklaratës nga Han.

Han nga Uashingtoni: Ballkani Perëndimor është interes gjeopolitik i BE

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn

Megjithatë, komisionari Han, këto ditë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi se Uashingtoni dhe Brukseli besojnë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkohen me BE-në.

Ne, nga të dy anët e Atlantikut kemi një qëllim të përbashkët, e ky është për të stabilizuar rajonin dhe për të futur të gjithë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkim nën kushte të përcaktuara. Ky është interesi jonë gjeopolitik dhe kjo është çështje e kredibilitetit të BE. Duhet të jemi shumë të fortë, por të sinqertë dhe t’i njohim meritat kur duhet atë ta bëjmë. Ne e humbim përparësinë nëse nuk i përmbushim detyrimet tona”, ka theksuar Han gjatë takimit të Këshillit të Atlantikut në Uashington.

Ivo Vajgl
Ivo Vajgël

Por eurodeputeti slloven, në largim e sipër, dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian. Ivo Vajgëll, rreth deklaratës së Han për periudhën përgatitore thotë se taktizimi me faza është pasojë e realitetit evropian.

“Duhet gjetur zgjidhje të buta, prandaj edhe them se duhet të përmbushet premtimi dhe të hapen negociatat, por ritmi mund të jetë i tillë për t’u interpretuar si fazë fillestare, ajo është çështje e përshtatjes me realitetin. S’kam asnjë dyshim se Komisioni evropian ende e mban pozicionin që negociatat duhet të fillojnë në qershor, në bisedat e mia me zyrtarët në KE nuk janë përmendur fare faza përgatitore, ajo është në ajër, është më mirë t’i lëshosh pe dikujt, është më mirë t’i lëshosh pe para se të thuhet “Jo” për zgjerim, sesa të bësh njëfarë hapi përpara dhe nëse duket se është jo-optimal”, thekson Vajgëll.

Aleksandar Jovanoski
Aleksandar Jovanoski

Jovanovski: Procesi mund të ngadalësohet për shkak të zgjedhjeve në PE dhe zgjedhjes së komisionarit të ri

Aleksandar Jovanovski nga Qendra për Arsim Evropian, thotë se deklarata e Han, për periudhën përgatitore, është procedurë normale zyrtar nga KE-ja për të gjitha vendet që janë në procesin e negociatave.

“Kjo periudhë jepet për përgatitjen e të dyja palëve, d.m.th. edhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe të Bashkimit Evropian. Atëherë i BE me vendim politik i bën thirrje Komisionit evropian të përgatisë kornizën negociuese, e pastaj të përcaktojë të gjitha takimet zyrtare me Konferencën e parë ndërqeveritare dhe në atë mënyrë të jepen kapitujt e negociatave. Ky është rasti me Serbinë dhe Malin e Zi dhe e dimë se së pari jepen kapitujt 23 që është gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe 23 kjo është drejtësia, liria dhe siguria. Këto janë kapitujt e parë që do të duhet t’i hapim edhe ne”, thotë Jovanovski.

E pyetëm nëse ka ndonjë mundësi që, megjithatë, të mungojë fillimi i negociatave, Jovanovski thotë se të gjitha përpjekjet tona janë shfrytëzuar për të shmangur atë. Ai, njëkohësisht, shton se e vetmja gjë që mund të ngadalësojë procesin janë zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian dhe emërimi i Komisionarit të ri për fqinjësi dhe zgjerim.

“Siç e shohim, mendoj se e gjithë politika e jashtme është vënë në kontekst të atyre vendeve që janë më skeptiket për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Këto ditë ishim edhe në Gjermani ku duhet të miratohet fillimi i negociatave në Bundestag. Njëkohësisht, do të varet edhe nga rezultati i zgjedhjeve të Parlamentit evropian dhe kjo mund ta vonojë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave. Por është vërtetuar se Bashkimi është kreativ dhe do të gjejë mënyra për të dhënë dritën e gjelbër që pastaj të konfirmohet me Komisionin e ri që do të zgjidhet në nëntor të këtij viti. Pra, mund të presim që, edhe nëse gjërat shkojnë në mënyrë normale, Konferenca e parë ndërqeveritare të zhvillohet jo më herët se në dhjetor të këtij viti dhe kështu zyrtarisht do të fillojnë negociatat. Deri në dhjetor nuk do të ndodhë as politikisht ose teknikisht, sepse me Parlamentin e ri evropian pritet edhe komisionar i ri për politikë të fqinjësisë së mirë dhe zgjerim”, thekson Jovanovski.

Përndryshe, raporti i Komisionit evropian mbi vendin duhet të publikohet më 29 maj, ndërsa shtetet anëtare duhet të vënë në agjendën e zgjerimit në mes të qershorit në Këshillin e çështjeve të përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button