Fushata në fund – kush e di më mirë rrugën drejt BE-së?

Pendarovski beson se hyrja në BE është mënyra më e shpejtë që vendi të ngritët në këmbë të veta, Siljanovska – Davkova dëshiron të fitojë për të treguar se si për drejtohen integrimet euro-atlantike, ndërsa Reka thotë se pengesat kryesore në atë rrugë janë korrupsioni, nepotizmi dhe krimi i organizuar, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Po hyjmë në fund të fushatës parazgjedhore, ndërsa përshtypja lidhur me të tretën e parë është pothuajse i pandryshuar – të tre kandidatë janë duke e mbajtur agjitacionin në nivel relativisht të mirë, ndërsa përfaqësuesit partiakë i kanë “detyrimet” për devijime nga “rrugën e drejtë”. “Fotoja e madhe” nuk ka ndryshuar edhe pas tubimeve qendrore të të dy kandidatëve në Shkup, përveç se secila parti në komunikatë e ka vlerësuar tubimin e tyre si “më masovik deri tani”, ndërsa atë të kundërshtarëve si “fiasko e madhe”, ndërkohë nuk kanë munguar as muhabete për “sanduiçat dhe autobusët me njerëz nga qytetet tjera “.

Edhe pse temat të cilat janë përmendur gjatë mitingjeve, takimeve me qytetarë, paraqitjet në media janë nga më të ndryshmet, madje ka edhe të tilla që nuk janë nën kompetenca të kreut të shtetit, në këtë pasqyrë shumicën e kohës do t’ia dedikojmë mënyrës se si kandidatët i shohin integrimet euro-atlantike të Maqedonisë.

Stevo Pendarovski, kandidati i koalicionit qeverisës, s’ka dyshim se kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj BE dhe NATO ai beson se kjo është e vetmja rrugë drejt një të ardhme më të mirë që, siç thekson ai, të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

“Hyrja në integrimet euro-atlantike, është dëshmuar deri më tani te të gjitha vendet – anëtarë , është mënyra më e shpejtë që shteti të qëndrojë në këmbët e veta, të ngritët, të fillojë me ritme të zhvillimit që nuk i kemi pasur më parë dhe në fund të bëhet pjesë e familjes evropiane, e cila jo vetëm që është e sigurt, por edhe e pasur, në të cilën jetojnë njerëz të lumtur dhe që të ardhmen e tyre e shohin në vendet e tyre, nuk kërkojnë zgjidhje diku nëpër botë”, tha Pendarovski.

Kandidatja e koalicionit opozitar Gordana Siljanovska- Davkova, megjithatë, pohon se qeveria angazhohet vetëm me deklarata për euro-integrime, por nuk e di se si ta bëjë atë punë. Prandaj ajo i fton votuesit t’ua japin fitoren në këto zgjedhje, e pastaj edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Në mënyrë që atëherë t’iu tregojmë se si drejtohen proceset e integrimeve euro-atlantike, dhe si nuk u lodhën duke përsëritur “integrime euro-atlantike, BE, NATO”. Por këto janë vetëm fjalë për ta, retorikë. Prapa këtyre fjalëve s’ka asnjë përmbajtje, fare esencë dhe ata së shpejti do ta dëgjojnë. Është turp që BE dhe NATO të përdoren si alibi për ekzistencën e tyre dhe standard të lartë të jetesës”, thotë Siljanovska- Davkova.

Në takimet me qytetarë që i ka Blerim Reka, kandidat i Besës dhe Aleancës për Shqiptarët flitet për korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar, si arsye kryesore për humbjen e besimit të qytetarëve dhe arsye kryesore për largim masovik nga vendi. Për të qenë shtet, duhet të ketë sundim të ligjit. Ne opsion tjetër s’kemi, përveç BE dhe NATO, ndërsa korrupsioni dhe papunësia duhet të ndalen, ka theksuar Reka.

“Vetëm sundimi i ligjit në një Republikë të vërtetë do të çrrënjosë menaxhimin nga oligarkët dhe do të rivendosë sundimin e bazuar në llogaridhënie. Fati i këtij populli nuk mund të mbetet peng i individit, pavarësisht se kush është ai”, shton Reka.

Në këtë pasqyrë do ta veçojmë edhe premtimin e Siljanovska- Davkova që si president do të drejtohet disa herë në vit para Kuvendit, mesazhi i Rekës që ka ardhur koha për president shqiptarët, sepse edhe shqiptarët janë qytetarë të këtij vendi, si dhe kritikat e Pendarovskit ndaj një spoti reklamues të opozitës, për të cilin tha se është në nivel shumë i ulët personal, shkojnë në diskualifikime dhe fyerje, që sipas tij, niveli i vrazhdësi nuk është shënuar në historinë më të politike të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button