Një “Golf 5” i djegur është gjetur te varrezat e Butelit, mendohet se e kanë vozitur grabitësit e NLB Bankës

Dy orë pas grabitjes së armatosur në “NLB Bankë” në Çair, te varrezat e Butelit policia e ka gjetur një veturë të djegur e markës “Golf 5”, për të cilën besohet se është e grabitësve, shkruan Alsat, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit të policisë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme rasti është denoncuar sot në mëngjes në orën 10 e 30 dhe sipas njoftimit, gjatë vjedhjes ka pasur krisma, por nuk ka të lënduar. Në ngjarje është lënduar E.E. 26-vjeçar i punësuar si sigurim në bankë. Shërbyesit policorë menjëherë pas denoncimit të vjedhjes kanë shkruar në vendngjarje dhe në rrjedhë është hetimi për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button