Grabitje e armatosur në “NLB Bankë” në Çair

Forca të armatosura sot në mëngjes kanë kryer vjedhje të rëndë në “NLB Tutunska Banka” në rrugën “Ferid Bajrami” në Çair të Shkupit, ku është marrë, deri tani, shumë e panjohur e të hollave, transmeton Portalb.mk.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme rasti është denoncuar sot në mëngjes në orën 10 e 30 dhe sipas njoftimit, gjatë vjedhjes ka pasur krisma, por nuk ka të lënduar.

Në ngjarje është lënduar E.E. 26-vjeçar i punësuar si sigurim në bankë.

Shërbyesit policorë menjëherë pas denoncimit të vjedhjes kanë shkruar në vendngjarje dhe në rrjedhë është hetimi për zbardhjen e rastit.

Pas vjedhjes janë deklaruar edhe nga NLB Banka. Nga atje kanë konfirmuar se sot në mëngjes është vjedhur në bankën e tyre.

“Klientët që ishin në vendngjarje dhe të punësuarit janë të sigurt dhe në gjendje të mirë. Në këtë moment, banka bashkëpunon me organet kompetente për zgjidhje më të shpejt të zbardhjes së rastit. Mjetet e klientëve tanë janë të sigurta, sepse Banka ka sigurim të të gjithë pasurisë dhe mjeteve të saja. Paralelisht, po punojmë me organet hetuese për konfirmimin e lartësisë së dëmit të bërë, që ta njoftojmë opinionin në vazhdim”, thuhet në njoftimin e NLB Bankës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button