Presidencialet në RMV, ky është numri i votave që duhet një kandidat t’i merr për të fituar që në rrethin e parë

zgjedhjet presidenciale të së dielës, 21 prill 2019 në Maqedoninë e Veriut, në rrethin e parë të drejtë vote kanë 1.808.131 persona , njofton Portalb.mk. Sipas nenit 81 të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, që të kemi fitore që në rrethin e parë për ndonjërin nga kandidatët: Blerim Reka, Gordana Siljanovska – Davkova ose Stevo Pendarovski, për të do të duhet të votojnë së paku 904.066 persona, apo shumica.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr së paku 904.066 persona në rrethin e parë, që me gjasë do të ndodhë në bazë të anketave, atëherë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale i planifikuar më 05.05.19.
Në të do të ballafaqohen dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota në rrethin e parë, njofton Portalb.mk.

Skenaret e zgjedhjeve
Skenaret e zgjedhjeve

Sipas nenit 121, paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor, në rrethin e dytë fitore shënon kandidati i cili do të marrë shumicën e votave, nëse në votime do të dalin më shumë se 40% e qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht së paku 723.253 vota.

Nëse edhe në rrethin e dytë asnjëri nga dy kandidatët nuk ka marrë numrin e duhur të votave, atëherë përsëritet e tërë procedura zgjedhore, sipas nenit 122 të Kodit Zgjedhor.

Gjithçka për fushatën zgjedhore presidenciale lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button