Pendarovski në Kumanovë, Siljanovska në Vallandovë dhe Gjevgjeli, ndërsa Reka në Manastir dhe Cërnilisht

Kandidatët për president të shtetit edhe sot e vazhdojnë fushatën dhe tubimet me qytetarët ku do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore.

Në ditën e 15 të fushatës, kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubim në Vallandovë dhe Gjevgjeli, ndërsa rivali i saj nga LSDM-ja dhe Koalicioni, Stevo Pendarovski do të jetë në tubim në Kumanovë.

Blerim Reka, do të ketë takime dhe tubime me qytetarët në Manastir, ndërsa do ta vizitojë edhe fshatin Cërnilishtë të komunës së Dollnenit.

Fushata filloi më 1 prill dhe do të zgjatë deri më 19 prill, pas çka do të vijojë heshtje 24-orëshe zgjedhore para ditës së zgjedhjeve në rrethin e parë të caktuar për më 21 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button