E veja e Millosheviçit, Mira Markoviç ndërroi jetë në ekzil

E veja e Sllobodan Millosheviçit, Mira Markoviç ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare, raportojnë mediat serbe. Sipas njoftimeve ajo ndërroi jetë në një spital rus në Sotçi ose në Moskë, të dhënat janë kundërshtuese. Mira Markoviç flitej se jetonte në Moskë nga viti 2003, transmeton Dojçe Vele.

Krahu i fortë i Millosheviçit

Sipas ekspertëve, Mira Markoviç ka qenë fuqia nxitëse pas presidentit Millosheviç, të cilin ajo e njihte nga koha e gjimnazit. Më vonë Markoviç ka qenë profesore e sociologjisë në Beograd.

Millosheviçi i lindur në vitin 1941 përcaktoi fatet e Serbisë nga viti 1986 deri në vitin 2000. Fillimisht si politikan komunist, më pas socialist e nacionalist ai synoi që të krijonte Serbinë e Madhe me mjete luftarake. Presidenti i parë i Serbisë dhe Jugosllavisë bëhet përgjegjës për luftërat në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë në vitet 1991-1999. Pasoja ishte shkatërrimi i Jugosllavisë.

Millosheviç dhe Mira Markoviç akuzohen për disa vrasje politike të pazbardhura, po ashtu edhe për varfërimin e shtresave të tëra të popullsisë. Millosheviç u dërgua në Hagë, një vit pas kryengritjes popullore në Serbi, por ai vdiq nga infarkti në një qeli të Hagës në vitin 2006 pa u bërë gjykimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button