Pompeo: Vendet që mbështesin Maduron do të paguajnë çmimin

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo tha se Uashingtoni do të përdorë të gjitha mjetet ekonomike dhe politike për të ndihmuar Venezuelën.

Presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro është duke luftuar për të mbajtur pushtetin derisa po vazhdojnë protestat masive dhe beteja politike me presidentin e vetëdeklaruar, Juan Guaido.

Duke folur më 14 prill në qytetin kolumbian të Kukuta, Pompeo tha gjithashtu se vendet që mbështesin Maduron do të paguajnë çmimin, transmeton REL.

Rusia, Irani, Kina dhe Kuba janë midis vendeve që mbështesin Maduron, ndërsa Shtetet e Bashkuara, pjesa më e madhe e Evropës dhe vendet e tjera e mbështesin Guaido.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shfrytëzojnë çdo mjet ekonomik dhe politik në dispozicion për të ndihmuar popullin e Venezuelës”, tha Pompeo gjatë ndalimit përfundimtar të një udhëtimi tre-ditor në Kili, Paraguai dhe Peru.

Ai shtoi se në mesin e masave në fjalë ishin sanksionet dhe revokimet e vizave.

Maduro, mori detyrën në 2013 pas vdekjes së Hugo Chavezit. Ai u betua për një mandat të dytë në janar pas zgjedhjeve, të cilat u dëmtuan nga një bojkot i opozitës dhe pretendimet për manipulim të votave, duke çuar në protesta masive.

Administrata amerikane i ka thënë Moskës të tërheqë rreth 100 trupa ruse që mbërritën në vendin e Amerikës së Jugut muajin e kaluar dhe e ka akuzuar Maduron për mbajtjen afër të zyrtarëve kubanë të sigurisë dhe të inteligjencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button