Tubimi qendror në Shkup: “Selfie”, premtime nga Pendarovski dhe Osmani, e kritika nga Zaevi (VIDEO)

Kandidati i përbashkët i 30 partive politike për zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski sot në Shkup ka mbajtur tubimin qendror, i cili para se të nis me premtimet, marshoi dhe bëri “selfie” me simpatizantët, transmeton Portalb.mk.

Tubimi Qendror i kandidatit për president të RMV-së, Stevo Pendarovski në Shkup
Tubimi Qendror i kandidatit për president të RMV-së, Stevo Pendarovski në Shkup

“Sikur edhe deri tash, jam i obliguar që të udhëheq politika të së përbashkëtës, dhe jo politika të ndarjes. E kemi për obligim të respektohemi, e jo të urrehemi”, tha Pendarovski, ndërkaq shtoi se do të jetë edhe nxitës i procesit të anëtarësimit në NATO dhe realizimit të reformave, për anëtarësim të RMV-së në Bashkimit Evropian (BE).

Buzëqeshja që u pa në “selfiet”, më pas u shndërruar në kritika të ashpra nga lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev.

“Edhe pak ditë do të përfundojë fushata, por asnjë fjalë nuk dëgjuam nga Hristijan Mickoski dhe Gordana Siljanovska për qeverisjen 11-vjeçare të VMRO-DPMNE-së, në krye me dhaskalin e mëhershëm dhe të tanishëm, Gruevskin”, tha Zaev.

Tubimi Qendror i kandidatit për president të RMV-së, Stevo Pendarovski në Shkup. Në fokus flamujt
Tubimi Qendror i kandidatit për president të RMV-së, Stevo Pendarovski në Shkup. Në fokus flamujt

I pranishëm në tubim ka qenë edhe pjesëtari i partisë shqiptare mbështetëse e Pendarovskit, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani i cili fjalimin, ndryshe nga dy të parët, e mbajti edhe në gjuhën shqipe.

“Pendarovski është lider i cili do të na bashkojë edhe në të mirë edhe në të keqe. Është simbol i integrimit dhe kohezionit tonë të brendshëm, në mes etniteteve të ndryshme. Kjo është përparësia jonë edhe si qytetarë, shoqëri dhe shtet. Ai është përparësia jonë më 21 prill, kundrejt kandidatëve tjerë. Pikërisht për këtë Stevo Pendarovski do të jetë kryetari i ardhshëm i RMV-së, do të jetë zëri i logjikës dhe kryetar i cili do të k bashkojë të gjitha komunitetet, edhe në kohë të mira dhe të këqija”, tha Osmani.

Marshi filloi nga Kryqi i Kuq, kurse tubimi para selisë së BE-së në Shkup, ndërkaq në tubim shiheshin flamuj shqiptar, maqedonas, të NATO-s dhe BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button