Zgjedhen punëdhënësit më të mirë në Maqedoni për vitin 2012

Për herë të tretë në Maqedoni janë zgjedhur punëdhënësit më të mirë. Në tre kategori në kompanitë mbi 500 të punësuar, punëdhënësi më i mirë është kompania “Prototip”, ndërsa në vend të dytë është “Tineks”.

Tek kompanitë prej 100 deri në 500 të punësuar për herë të tretë është zgjedhur Vip Operator. Në vend të dytë në këtë kategori është qumështorja “Zdravje Radovo” dhe në vend të tretë “Fashion grup”. Në kategorinë e fundit në të cilën biejnë ndërmarrjet deri në 100 të punësuar, vendin e parë e ka Vrigli, vendin e dytë “Kosmik development” dhe në tretën “Futura”.

Hulumtimin e bëri Tripël S.Grup në bashkëpunim me agjencinë për hulumtimin e tregut Svot Reserch. U përfsinë 35 kompani të sektorit privat në Maqedoni, ndërsa u zbatua prej 1 qershorit deri në 30 gusht të këtij viti. Qëllimi i hulumtimit ishte që të matet kënaqësia e të punësuarve të tyre dhe të fitohet një pasqyre objektive për detyra të përditshme pune, perceptimin e të punësuarve, rrethin punues dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore në kuadër të organizatës. Vlerësimi i përgjithshëm i të punësuarve në hulumtimin është 4.24 që është kënaqësi e lartë. Kënaqësi më të madhe shprehën të punësuarit në kompanitë me 100 punonjës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button