15 milionë euro nga Banka Evropiane Investitore për 39 kompani të vogla dhe të mesme

Bordi i Bankës së Investimeve Evropiane e miratoi këstin e parë prej 15 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga linja kreditore prej 100 milionë euro, njofton Ministria e Financave, transmeton Portalb.mk.

“Këto janë mjetet e para nga tërë linja kreditore për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në vlerë prej 100 milionë euro. Këshilli e ka miratuar këstin prej 15 milionë euro dhe ajo duhet të tërheqet më 17 prill, gjegjësisht javën e ardhshme. Me këtë do të mbështeten investimet e 39 kompanive të vogla dhe të mesme”, tha Tevdovski.

Pothuajse 90 për qind e projekteve në këstin e parë janë investime afatgjate. Më shumë investohet në objekte afariste, pajisje dhe mjete transportuese, ndërsa më pak në mjete qarkulluese. Kjo do të thotë edhe hapje të shumë vendeve të reja të punës.

Tevdovski theksoi se përveç linjës së lirë kreditore për ndërmarrje të vogla dhe të mesme me BIE-në është folur edhe për financimin e pjesës së tretë të grupit ët Korridorit VIII, gjegjësisht deri në kufirin me Bullgarinë. Gjithashtu është folur edhe për 50 milionë euro të reja për projektin për ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Veçanërisht është e rëndësishme mbështetja të cilën BIE-ja do ta japë në sektorin energjetik në vend, gjegjësisht lidhjes me gaz me Greqinë”, ka thënë Tevdovski.

Delegacioni i kryesuar nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe guvernatorja Anita Angelovska-Bezhovska përveç me përfaqësuesit e BIE-së, realizoi takim edhe me Pol Tompsen, drejtorin e FMN-së për Evropën dhe me Jasmin Rahman, shef i misionit të FMN-së për vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button