Mediat vetëm sot dhe nesër mund të publikojnë rezultate nga anketat për zgjedhjet

Mediat edhe sot dhe nesër mund të publikojnë rezultate nga hulumtimet e mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Sipas orarit të Komisionit të Zgjedhjeve, rezultatet nga anketat mund të publikohen më së voni pesë ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në tre komuna, respektivisht afati skadon nesër në mesnatë, transmeton MIA.

Dje skadoi afati, në të cilin zgjedhësi, i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim – i pafuqishëm ose i sëmurë, e dëshiron të votojë, ka mundur për këtë ta informojë Komisionin komunal të zgjedhjeve, me qëllim që të mund ta realizojë të drejtën e tij më 20 prill. Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, votojnë edhe votuesit, të cilët në ditën e votimit gjenden në paraburgim shtëpiak, por ata që të paraqiten në KKZ kanë afat deri më 17 prill në mesnatë.

Sipas orarit të KSHZ-së, pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, në ditën e 11-të të fushatës duhej të parashtrojnë raport me specifikim të harxhimeve në xhiro-llogarinë për fushatë zgjedhore nga dita e hapjes së saj deri nga fundi i ditës së dhjetë të fushatë zgjedhore.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve informoi se organizatorët e fushatave zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme lokale në tre komuna me kohë i kanë parashtruar raportet financiare në ueb faqen e KSHZ-së, ndërsa në to ka hollësira për pjesën e parë të fushatës.

Ky është raporti i parë që pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore duhet ta parashtrojnë në KSHZ, ESHR dhe KSHPK. Për rrethin e dytë të zgjedhjeve, raporte duhet të parashtrojnë më së voni deri ora 24 më 4 maj, e më së voni deri më 20 prill nëse nuk marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button