Është arrestuar një 22 vjeçar i cili ka transportuar 11 emigrantë

Policia mbrëmë ka arrestuar një 22 vjeçar nga fshati Petralicë i cili ka transportuar 11 emigrantë – gjashtë nga Afganistani, tre nga Siria dhe nga një nga Iraku dhe Pakistani, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton MIA.

Rreth orës 22:00 në autostradën A1 Negotinë – Gradsko, tek lokaliteti arkeologjik Stobi, policët nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare “Mihajlovo”, kanë ndaluar një automjet “volvo” me targa të Shkupit. Me këtë rast shoferi S.A. (22) ka tentuar të ikë, por është privuar nga liria.

Për fshehjen e emigrantëve është njoftuar edhe prokurori publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button