“Kafenetë me kafshë” në Japoni tërheqin vëmendjen (VIDEO)

“Kafenetë me kafshë” në Japoni e cila vitet e fundit ka ngjallur interes, është në mesin e vendeve unike në këtë shtet në Azinë lindore, njofton AA.

Në kryeqytetin Tokio, gjenden kafenetë me kafshë të llojeve të ndryshme, ndër të cilat edhe lepur, zog, gjarpër, qen, ndërsa më së shumti tërheqin vëmendjen e turistëve dhe dashamirëve të kafshëve, kafenetë me mace.

Ndër veçoritë më interesante që ndan kafenetë me mace prej atyre të tjerëve, është se në këto kafene vizituesit mund ta ndajnë masën dhe karriget e tyre me macet.

Këto kafene kanë edhe rregullat unike të tyre. Në krye të rregullave është që t’i jepet kujdes maksimal higjienës.

Vizituesit duhet të nxjerrin këpucët e tyre para se të hyjnë në kafenetë, më pastaj të lajnë duart me dezinfektues që të mos infektohen me bakterie kafshët.

Rregulla e dytë e rëndësishme është që të respektohen macet. Punonjësit e këtyre kafeneve vizituesve u tregojnë se si duhet të përkëdhelen macet, ndërsa paralajmërojnë se macet që flejnë nuk duhet të shqetësohen në asnjë mënyrë.

Hyrja zakonisht është me çmim, ndërsa çmimi për gjysmë orë është 900 yen japoneze (rreth 7 euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button