Shqipëri, nëse nuk zgjidhet çështja me detin do t’ju bllokojmë si Maqedoninë

Mediat publikuan sot një raport të Ministrisë së Jashtme, sipas të cilës, nëse nuk do të zgjidhej çështja e ujërave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, atëherë shteti helen do të bllokonte integrimin, ashtu sikurse ka bërë me Maqedoninë.

Bëhet fjalë për një raport që Ministria e Jashtme ia ka dërguar komisionit parlamentar të Jashtëm. Midis të tjerash thuhej në raport, se Greqia politikisht ka pak mundësi që të pranojë rinegocimin e marrëveshjes, ndërsa shihen si zgjidhje të mundshme që çështjen Athina zyrtare ta dërgojë në arbitrazh ndërkombëtar. 

Për rastin, reagoi sot edhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, i cili theksoi se nuk ka asnjë raport të fshehtë. 

“Nuk ka asnjë raport apo skenar sekret lidhur me trajtimin e çështjes së kufirit detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Materiali i dorëzuar anëtarëve të Komisionit të Politikës së Jashtme përmban vetëm opinione të grupit teknik të ministrisë së Punëve të Jashtme për trajtimin e çështjes së lartpërmendur, në funksion të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Turdiu në një konferencë shtypi. 

Ai shprehu keqardhjen që dokumentet zyrtare për përdorim brendshëm, bëhen publik me papërgjegjshmëri”. “MPJ siguron opinionin publik se ?ështja e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë po trajtohet me transparencën e nevojshme në përputhje të plotë me interesat e vendit, Kushtetutën dhe legjislacionin ndërkombëtar”, tha Turdiu.

Gjoni: Jo zbatim të njëanshëm të marrëveshjes

Opozita socialiste, u shpreh se do ta ?onte sërish në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për ujërat detare nëse ajo do të ishte e njëjtë si ajo me vitin 2009. Deputeti Ilir Gjoni, nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, tha se ?ështja do të dërgohet deri në Gjykatën Ndërkombëtare, nëse shteti helen e zbaton në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e shfuqizuar në Shqipëri nga Gjykata Kushtetuese. “Absolutisht nuk kemi pse të ngurrojmë dhe nuk besoj që opinioni publik, populli shqiptar të jetë aq naiv sa të lejojë një qeveri, sado e papërgjegjshme që të jetë, që të rinegociojë me të njëjtat terma dhe të njëjtat kushte. Pasi të ezaurohen të gjitha rrugët diplomatike dhe ato ndërshtetërore, atëherë besoj se do t’i drejtohen instancave të tjera ndërkombëtare, si? është Gjykata Ndërkombëtare “, tha Gjoni. 

Ndërkohë, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, u shpreh se marrëveshja nuk duhet ndryshuar, por duhet të zbatohet. Ai e konsideron pengesë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. “Marrëveshja ishte në frymën dhe germën e së drejtës ndërkombëtare të detit, ku Shqipëria dhe Greqia janë palë. Nëse ka pasur aspekte të cilat bien në kundërshtim me të drejtën e brendshme të vendit tonë, atëherë është kjo që duhet të ndryshojë. Duhet të bëhen ndryshimet, amendimet në legjislacionin tonë të brendshëm, një legjislacion i pa konsoliduar dhe transitor dhe t’ia përshtatim atë frymës së të drejtës ndërkombëtare të detit”, thotë Dule. 

Ende nuk dihet se kur do të nisin negociatat e reja me Greqinë për të mbyllur çështjen që qëndron pezull prej vitesh. 

Ekspertët: Marrëveshja është nul

Eksperti i të drejtës ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi, deklaron se pakti që përcaktoi në 2009-ën, koordinatat e reja detare me fqinjët jugorë, është thjesht një copë letër e pavlerë, për aq kohë sa asnjë nga palët nuk e ratifikoi.

“Nuk ka marrëveshje shqiptaro-greke për këtë çështje, nuk ekziston më. Është një copë letër, është një akt administrativ i vendosur në arkivin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe në arkivin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe s’ka më asnjë vlerë ky akt. Edhe vetë pala greke, për shembull nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje. Ne nuk e ratifikuam se kishim një shkak ligjor, kishim vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ndalonte totalisht vazhdimin e procedurave. Gjykata greke nuk e ka këtë, pse s’e ka bërë?”, tha Krisafi.

Drejtuesi i grupi shqiptar në bisedimet për ndarjen e vijës detare me Italinë, Ksenofon Krisafi, thotë gjithashtu se Greqia nuk mund ta zgjidhë çështjen në gjykatën ndërkombëtare apo arbitrazh.

“Në arbitrazh dhe në gjykatën ndërkombëtare nuk mund të shkosh si? shkon këtu në Gjykatën e Tiranës apo në Gjykatën e Durrësit. Pate një konflikt me dikë, civil apo penal dhe shkon e padit apo shkon bën një kërkesë në gjykatë dhe pala tjetër duhet të paraqitet. Jo! As Greqia dhe as ne po të duam, nuk shkojmë dot në arbitrazh apo në gjykatën ndërkombëtare nëse nuk merremi vesh të dyja palët. Nëse merremi vesh, s’ka asgjë të keqe. Arbitrazhi është një organ juridik ndërkombëtar, sikurse gjykata ndërkombëtare po kështu, që shërben që mbi bazën e parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të precedentëve të krijuara në raportet midis shteteve, t’i japë zgjidhje situatave të kësaj natyre”, citon “AS”, ekspertin Krisafi. 

Raporti i Ministrisë së Jashtme

Skenarët e mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve

1- Rinegocimi i marrëveshjes. Politikisht, ka pak mundësi që pala greke të pranojë rinegocim, të paktën për afate të parashikueshme. Arsyet janë të lidhura me debatin e brendshëm politik në Greqi dhe pozicionin e vështirë në të cilin mund të vendosej shumica qeverisëse për shkak se “shumica e mëparshme e negocioi dhe përfundoi marrëveshjen, ndërsa shumica aktuale nuk është në gjendje ta zbatojë”.

2- Pala greke mund ta lërë në heshtje, duke vijuar respektimin nga ana e saj të vijës detare të përcaktuar në marrëveshjen e rrëzuar (si? ka njoftuar me Notën Verbale të datës 25 shkurt 2010, ku ?ështja trajtohet si një problem i njëanshëm i palës sonë). Ky do të ishte skenar i papërshtatshëm për palën tonë, sepse mban hapur mundësinë e shfrytëzimit të kësaj çështjeje nga ana e Greqisë në një rrethanë të caktuar, ku Shqipërisë do t’i nevojitej mbështetja e Greqisë.

Precedentë: Mosmarrëveshja për kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, kur kjo e fundit kërkoi zgjidhje të këtij problemi pikërisht në momentin final, kur diskutohej anëtarësimi në fund të negociatave i Kroacisë në BE.
Bllokimi nga ana e Greqisë për shkak të kundërshtisë për emrin kushtetues të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe bllokimi i miratimit për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

3- Skenari më ekstrem do të ishte vështirësimi i menjëhershëm i marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë, me implikime shumë negative si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në proceset integruese të Shqipërisë e në disa organizata ndërkombëtare (KiE, OSBE etj). Me rrethanat e tanishme ky skenar nuk ka gjasa të ndodhë. Në takimin e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, zotit Meta me ministrin Plotësues të Jashtëm grek, zotin Droutsas, ky i fundit ka dhënë mesazhe pozitive dhe miqësore, por pala greke pret që pala jonë të marrë nismën për të zhbllokuar situatën.

Opsionet për zgjidhjen e procesit të delimitimit detar

Zgjidhja e kësaj situate mund të bëhet me rinegocim për një marrëveshje të re me palën greke, me gjykim ndërkombëtar, ose me arbitrazh.

Rinegocim i marrëveshjes me palën greke

Nëse dy palët shprehen dakord, pala jonë është e detyruar të hyjë në bisedime me një projekt, i cili mban parasysh të gjitha përcaktimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë rast do të duhet të ngrihet një grup pune ndërinstitucional, i pajisur me plotfuqinë e kryetarit të shtetit për negocimin, ndjekjen e procedurave të brendshme të miratimit në përputhje me ligjin “Për traktatet dhe marrëveshjet”, nënshkrimin, si dhe hyrjen në fuqi të saj. 

Mundësia për rinegocim duket shumë e zbehtë. Pala greke është shprehur zyrtarisht se “ka negociuar marrëveshjen në besim të mirë” dhe se ka vendosur “të respektojë atë që është rënë dakord midis palëve” (Nota Verbale e datës 25 shkurt 2010 e Ambasadës greke në Tiranë: “Greece intends to honor the Agreement”).

Zgjidhje me gjykim ndërkombëtar ose me arbitrazh

Nëse palët nuk bien dakord për rinegocim të marrëveshjes dhe kanë dëshirë ta zgjidhin çështjen në një periudhë afatshkurtër, mund ta kanalizojnë atë në dy drejtime:

1. Në kuadrin e përgjithshëm të së drejtës ndërkombëtare, duke qenë se ka ekzistuar një vullnet shtetëror për zgjidhjen e dhënë në marrëveshjen e nënshkruar, ende të paratifikuar dhe e pahyrë në fuqi sipas së drejtës ndërkombëtare, pala greke mund të kërkojë mjete ligjore për aktivizimin e marrëveshjes që e ka cilësuar të drejtë dhe të lidhur me vullnet të mirë. Nëse pala greke vendos të ndjekë këtë shteg, ajo mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për mosrespektim nga ana e Shqipërisë të dispozitave të Konventës së Vjenës për të drejtën e traktateve. Argumenti i palës greke: (a) negocimi është bazuar në mirëbesim dhe vullnet të mirë, dhe (b) legjislacioni i brendshëm nuk mund të jetë pengesë për zbatimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare – neni 27, 46, 47 dhe 66 i asaj Konvente.

2. Palët kanë mundësinë t’i drejtohen për zgjidhje sistemit të Konventës për tëDrejtën e Detit. Pjesa XV e Konventës paraqet një sistem të detajuar të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që mund të lindin ndërmjet palëve lidhur me interpretimin dhe zbatimin e Konventës. Ajo i kërkon shteteve palë të zgjidhin mosmarrëveshjet me mjetet paqësore të parashikuara në Kartën e OKB-së. Konventa adopton parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara për mosmarrëveshjet në fushën e së drejtës së detit. Pas shkëmbimit të pikëpamjeve, palët me marrëveshje mund t’i drejtohen një procedure pajtimi sipas Aneksit V të Konventës. Palët së bashku caktojnë pajtuesit, formën e raportimit dhe përgjegjësinë për kostot. Palët mund të mos i pranojnë rekomandimet e dhëna nga pajtuesit. Por, nëse palët dështojnë që të arrijnë marrëveshje me këto mjete, atëherë vihen në lëvizje procedurat që sjellin vendime detyruese.

Mekanizmi detyrues i krijuar nga Konventa parashikon tri alternativa për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve: Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtën e Detit, krijuar në përputhje me Aneksin VI të Konventës (Gjykatën e Hamburgut), Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) dhe Gjykatën e Arbitrazhit ad-hoc, sipas Aneksit VII të Konventës. ?do palë është e lirë të zgjedhë një ose më shumë mënyra me një deklaratë të shkruar që depozitohet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në ?do kohë. Vendi ynë nuk ka bërë asnjë deklaratë sipas nenit 287, ndërsa Greqia ka deklaruar se preferon Gjykatën e Hamburgut. Nëse palët në një mosmarrëveshje nuk kanë aprovuar të njëjtat procedura, automatikisht mosmarrëveshja i nënshtrohet arbitrazhit, gjithmonë nëse palët nuk bien dakord ndryshe. /S.Ll/Start/

Lajme të ngjashme

Back to top button