Tubime zgjedhore: Reka në Zhelinë, Siljanovska në Veles, Pendarovski në Shkup

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), në kuadër të fushatës zgjedhore sot do të realizojnë tubime në Zhelinë, Sveti Nikollë, Veles dhe Shkup, transmeton Portalb.mk.

Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka tubim sot do të realizojë në Zhelinë, me fillim prej ora 19:00.

Dy tubime sot do të mbajë kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska, edhe atë në Sveti Nikollë dhe Veles. Në Sveti Nikollë në ora 18:30, në Veles në ora 20:30.

Tubim qendror në Shkup do të mbajë kandidati i 30 partive politike, Stevo Pendarovski, me fillim prej ora 14:00. Para tubimit, do të mbahet edhe marsh i cili do të fillojë para ndërtesës së Kryqit të kuq, me fillim prej ora 13:30.

LEXO: Reka sonte vazhdoi fushatën e tij në Gostivar
LEXO: Për shkaqe shëndetësore Siljanovska nuk mori pjesë në tubim në Krushevë dhe Prilep
LEXO: Pendarovski: Shoqëria të jetë e pajtuar mes vete

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button