Para Samitit të Berlinit, pritshmëri të ndryshme

Pjesëmarrja e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në samitin e Berlinit i cili do të mbahet më 29 po shihet nga deputeti i PDK’së Zenun Pajaziti, si rast për tejkalimin e problemeve që ka Kosova me Serbinë.

Shefi i grupit parlamentar të AAK’së Ahmet Isufi vlerëzon se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emanuel Macron janë të angazhuar për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton Lajmi.net.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca, tha se nëse do të ndodh takimi midis udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë në samitin e Berlinit, do të dëmtohet pozicioni politik i Kosovës në procesin e dialogut duke i ditur qëndrimet e ndryshme të presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj për marrëveshjen finale.

Gjatë javës presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj deklaruan se në samitin e Berlinit nuk janë paraparë takime kokë më kokë me drejtuesit e Serbisë.

Ky takim do të jetë i pari i nivelit të lartë, qëkur u pezulluan bisedimet në vjeshtën e vitit të kaluar, kur qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë në shenjë kundërshtimi ndaj siç është thënë, fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Samiti i Berlinit po vlerësohet si tregues i qartë i përfshirjes aktive të Gjermanisë dhe Francës në përpjekjen për zhbllokimin e bisedimeve Kosovë – Serbi, që do të mund të çonte në marrëveshje përfundimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button