Përfundoi protesta, Basha: Qytetarët vulosën largimin e Ramës (Video)

Kreu i PD, Lulzim Basha nga selia e PD tha se protesta e sotme (13 prill) është më e madhja në historinë e pluralizmit, Ai tha se qytetarët vulosën largimin e Ramës.

Basha: Sot të 9 protestë në 3 javë, të tretën kombëtare ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët largimin e Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranziotore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, transmeton Oranews.

Nuk ja doli dot. Megjithë sfidën e motit ne ja dolën të mbanim sot në 13 prill protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar dhe të demonstronim vendimin tonë për ti shkuar betejës deri në fund.

Qeveria kriminale e Ramës e cila mbahet me forcën dhe paratë e krimit dhe oligarkëve sot u soll edhe njëherë si pushtues ndaj nënave dhe motrave, ndaj qytetarëve protestues. Asnjë veprim i kundraligjshwm, as hedhja e gazit, as arrestimet nuk ka për të pasur sukses. Fundi i Ramës është firmosur dhe vulosur nga populli sovran

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button