Shqipëri, protesta e tretë e madhe e opozitës

21:15 Fishekzjarret e shumta të hedhura në drejtim të policisë nga ana e protestuesve, kanë sjellë edhe pasojat e para. Fillimisht një efektiv i forcave policore është transportuar me ambulancë për në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare, për të marrë ndihmën mjekësore.

Protesta në Shqipëri, 13 prill 2019

Po zhvillohet në këto momente protesta e tretë e madhe e opozitës së bashkuar, e cila që prej 16 Shkurtit kërkon largimin e kryeministrit Rama.

Mijëra njerëz kanë udhëtuar nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për t’iu bashkuar protestës së opozitës, para kryeministrisë, transmeton Top Channel.

Ndryshe nga dy herët e para, sot opozita zgjodhi të protestojë në mbrëmje, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasë manifestimi i saj.

Ndiqni live protestën e tretë të madhe, të opozitës së bashkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button