Inflamacioni i vezoreve duhet të trajtohet, pasiqë mund të vjen deri te komplikimet

Ky është një nga shkaktarët më të shpeshtë të shtatzënisë jashtë mitre, shterpësisë tek gratë dhe dhimbjes kronike të legenit, shkruan Panacea.

Inflamacioni i vezoreve krijohet me zgjerimin e mikroorganizmave në pjeset e poshtme të sistemit riprodhues femëror. Ky është një nga shkaktarët më të shpeshtë të shtatzënisë jashtë mitre, shterpësisë tek gratë dhe dhimbjes kronike të legenit.

Inflamacioni i vezoreve mund te jetë i ndryshem nga dhimbjet tjera të barkut, sipas simptomave të mëposhtme:

  • Dhimbje stomaku
  • Dhimbje të legenit
  • Sekretim vaginal
  • Marrëdhënie seksuale të dhimbshme
  • Temperatura e lartë e trupit
  • Ethe
  • Të përziera
  • Të vjella

Infeksioni i vezoreve ndodh pasi bakteret që ekzistojnë në qafën e mitrës përhapen në mitër, vepërçuesit dhe vezoret. Nëse inflamacioni i vezoreve nuk trajtohet, mund të vjen deri te procesi purulent, abscesi tubo-ovarian.

Infeksionet e vezoreve janë më të zakonshme tek femrat nën moshën 25 vjecare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button